Buletini shkencor

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Buletini shkencor,Historiku,Uniel


Historiku

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Buletini shkencor,Bordi editorial,Uniel


Open Access Journal

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Buletini shkencor,Publikime ne vite,Uniel


Publikime në vite

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Buletini shkencor,Standarde, Uniel


Standarde

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Buletini shkencor,Njoftime, Uniel

Njoftime

Shiko me shume

Buletini Shkencor i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Buletini Shkencor i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, boton punime origjinale që sjellin njohuri të reja dhe të rëndësishme për përparimin e shkencës. Ky organ botues është krijuar me idenë fillestare të promovimit të gjetjeve shkencore të akademikëve shqiptarë brenda dhe jashtë mjedisit universitar shqiptar. Rëndësia e botimit të Buletinit qëndron në dhënien e mundësisë për të gjithë kërkuesit akademikë, të cilët sjellin gjetjet më të reja në fushat përkatëse të tyre si dhe përditësojnë në kohë gjetje të mëparshme.

Buletini Shkencor ka si qëllim të udhëtojë nëpër mjediset e universiteteve kombëtare dhe ndërkombëtare për promovimin e rezultateve të kërkimit shkencor të ndërmarrë nga profesorati i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, por jo vetëm.

Buletini Shkencor i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” drejtohet nga një Bord Editorial dhe redaksitë përkatëse për çdo seri. Pjesë e Bordit Editorial janë akademikë të njohur në fusha të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Pjesa më e madhe e materialeve të botuara në Buletinin Shkencor të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” janë fryt i punës kërkimore-shkencore që kryejnë pedagogët e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, por prej kohësh janë afruar edhe studiues të universiteteve të tjera të vendit, si nga Universiteti i Tiranës, Universiteti i Korçës, Universiteti i Vlorës etj. Gjithashtu në të janë paraqitur me materialet e tyre edhe studiues e kërkues të institucioneve të tjera kërkimore-shkencore. Me botimet e autorëve të huaj nga Franca e Gjermania, Buletini Shkencor i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” i ka kapërcyer kufijtë kombëtarë.

Botuesi i UNIEL-it bën ftesë për bashkëpunime origjinale, të cilat duhet të përfshijnë rezultate, të dhëna dhe interpretime të pabotuara më parë.