QENDRA KËRKIMORE E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE DHE BALLKANOLOGJIKE

Qendra kërkimore e studimeve albanologjike dhe ballkanologjike (QSAB) krijohet pranë Fakultetit të Shkencave Humane të Universitetit “A.Xhuvani: të Elbasani, si një strukturë shkencore autonome me karakter ndërdisiplinor dhe ndërballkanik. Qëllimi i QSAB-së është të nxisë kërkimet rreth dukurive me karakter shqiptar dhe me karakter të ballkanizuar përgjatë historisë, duke krijuar mundësi debati shkencor midis shkollave kombëtare të kërkimit në rajon dhe përfaqësuesve individualë të tyre. QSAB-ja synon të veprojë në këto fusha: antropologji, arkeologji, histori, etnologji, folklor, gjuhë, letërsi, arti, qytetërim, besim dhe fusha të tjera.

Shkarkoni pdf