Njoftime

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Senati akademik i UE,  Përbërja ,Uniel

Përbërja

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Senati akademik i UE, Njoftime  ,Uniel

Njoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Senati akademik i UE,  Vendime ,Uniel

Vendime

Me shume

Thirrje për pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare: International Conference on Sport, Science and Education. Their role in Achieving the Sustainable Development and Social Welfare

  • Scritto da Fatos Salliu
  • Categoria: Njoftime
  • Visite: 964

Albanian Sports Science Association (ASSA) në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporte, organizojnë për të disatin vit rradhazi, konferencën ndërkombëtare: International Conference on Sport, Science and Education. Their role in Achieving the Sustainable Development and Social Welfare, në datat 01-02 prill 2021. 

Për më shumë informacion, për programin e konferencës dhe modalitetet e zhvillimit të saj, Ju ftojmë të vizitoni faqen web: https://www.assa.al/icsse-2021/

Më shumë

Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" akreditohet me maksimumin 6 vjet nga Bordi i Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

  • Scritto da Fatos Salliu
  • Categoria: Njoftime
  • Visite: 1842

 

Bordi i Akreditimit, të  Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, bazuar në Ligjin Nr. 80, datë 17.09.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Ligji Nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, i ndryshuar, Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 1, datë 07.04.2017, “Për mbylljen e procedurave të mbartura për shkak të riorganizimit të Institucioneve të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë” , Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. 2, datë 07.04.2017, “Për përcaktimin e kohëzgjatjes dhe afateve të vlefshmërisë së akreditimit në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Programeve të Studimit”, dhe Vendimin e Bordit të Akreditimit, Nr. Ekstra 1, datë 02.02.2018 “Për miratimin e Rregullores së Bordit të Akreditimit”, në mbledhjen e tij të datës 27.11.2020, në kuadër të vendimmarrjes për akreditimin periodik institucional të institucionit të Arsimit të Lartë,

 

VENDOSI:

 

Vlerësimin Përfundimtar POZITIV për institucionin e Arsimit të Lartë, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

 

Akreditimin Institucional të institucionit të Arsimit të Lartë, Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, me kohëzgjatjen prej 6 (gjashtë) vite.

 

Në këtë vlerësim  Bordi i Akreditimit u bazua në dokumentacionin e Vetëvlerësimit  përfshirë të dhënat e përgjithshme institucionale  Raportin e Vetëvlerësimit dhe dokumentacionin mbështetës, dokumentacionin e Vlerësimit të Jashtëm, përfshirë Raportin e Vlerësimit të Jashtëm dhe dokumentacionin shtesë, vlerësimin e cilësisë në përmbajtje të kryer nga Grupi i Vlerësimit të Jashtëm, i përbërë nga ekspertë të huaj dhe vendas.

 

Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, procedurën dhe afatet e përcaktuara nga Agjencia për këtë proces.

 

Institucioni ka ndërmarrë dhe ka përmbushur të gjitha rekomandimet e lëna nga akreditimi i parë.

 

Më shumë

Universiteti i Elbasanit/ Ftesë për pjesmarrje në konferencën përmbyllëse të projektit T@SK

  • Scritto da Fatos Salliu
  • Categoria: Njoftime
  • Visite: 1728

 

Universiteti i Elbasanit ju fton të merrni pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit T@SK, që do të zhvillohet online më datë 3 Dhjetor 2020, e enjte, 9.00 – 16.30.

Për më shumë informacion: https://finalconferencetaskproject.al/

Ju lutem klikoni linkun më poshtë për t'u rregjistruar për të qenë pjesë e konferencës.
http://www.finalconferencetaskproject.al/

Më shumë