Në zbatim të Ligjit Nr.80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenit 68 të Statutit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për këshillin studentor të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Në mbështetje të urdhrave të rektorit, nr. 84, 85, 86 dt.30.10.2023 njoftohen studentët për fillimin e procesit zgjedhor për Këshillin Studentor në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
Brenda datës 02.11.2023 kërkohet nga të interesuarit të dorëzojnë pranë zyrës së protokoll-arkivit kërkesat e vetë-kandidimit për anëtar ose sekretar të Komisionit Institucional Zgjedhor Studentor dhe anëtar të Komisionit të Apelimit Studentor.
Komisioni Institucional Zgjedhor Studentor me mbështetjen e Administratorit dhe administratës së UE, bazuar në nenin 9 pika 8 për kompetencat e KZSF dhe neni 16 pika 3, angazhohet të krijojë kushtet e përshtatshme dhe të barabarta për të gjithë kandidatët duke garantuar mbarëvajtjen e të gjithë procesit.
Universiteti i Elbasanit "Aleksander Xhuvani" po pergatit per here te pare Planin e Barazise Gjinore (GEP), nen projektin e AKKSHIT, te financuar nga policy Answers. Qellimi i GEP eshte te hartoje veprime dhe t€ zbatoje masa te cilat do te sjellin ndryshime sistematike institucionale duke adresuar paragjykimin gjinor n€ universitete, ne nje faze fillestare te zbatimit te masave te barazise gjinore dhe te nxise perdorimin e Buxhetimit Gjinor (GB) brenda GEP.