Në mbështetje të Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, VKM-s nr. 903, datë 21.12.2016 ‘Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studenët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë’”, i ndryshuar, VKM-s Nr. 269, datë 29.03.2017 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit,” i ndryshuar, VBA-së nr. 35 datë 06.11.2023 “Për ngritjen e Komisionit “Ad Hoc”, për procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të kërkesave: për përfitim burse financiare, përjashtim nga tarifa vjetore e shkollimit për vitin akademik 2023-2024, të studentëve të Ciklit të parë të studimeve, për program të parë studimi”
Në zbatim të Ligjit Nr.80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenit 68 të Statutit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për këshillin studentor të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Në mbështetje të urdhrave të rektorit, nr. 84, 85, 86 dt.30.10.2023 njoftohen studentët për fillimin e procesit zgjedhor për Këshillin Studentor në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
Brenda datës 02.11.2023 kërkohet nga të interesuarit të dorëzojnë pranë zyrës së protokoll-arkivit kërkesat e vetë-kandidimit për anëtar ose sekretar të Komisionit Institucional Zgjedhor Studentor dhe anëtar të Komisionit të Apelimit Studentor.
Komisioni Institucional Zgjedhor Studentor me mbështetjen e Administratorit dhe administratës së UE, bazuar në nenin 9 pika 8 për kompetencat e KZSF dhe neni 16 pika 3, angazhohet të krijojë kushtet e përshtatshme dhe të barabarta për të gjithë kandidatët duke garantuar mbarëvajtjen e të gjithë procesit.
Në mbështetje të Ligjit Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, VKM-së Nr. 780, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet publike të arsimit të lartë”, i ndryshuar, VBA nr. 36 datë 06.11.2023 “Për ngritjen e Komisionit “Ad Hoc”, Për procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të kërkesave: Ulje tarife vjetore shkollimi për vitin akademik 2023-2024, të studentëve të Ciklit të dytë të studimeve, për program të parë studimi” për vitin akademik 2023 – 2024.
Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, në mbështetje të Vendimit nr.386 datë 1.6.2022 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e fushave dhe të programeve të studimit, që përbëjnë prioritet kombëtar dhe mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer e të studentëve, që ndjekin këto programe në institucionet publike të arsimit të lartë”, i ndryshuar, bën publik njoftimin si më poshtë: