Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “Letërsia dhe Kultura Arbëreshe”

Departamenti i letërsi-gazetarisë, pranë Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin e Elbasanit ka organizuar konferencën ndërkombëtare me temë “Letërsia dhe kultura arbëreshe”. Pjesë e kësaj conference kanë qenë të ftuar të shumtë, studiues nga të gjitha trevat shqiptare dhe jo vetëm, dhe në mënyrë të veçantë dy studiuesit e shquar arbëreshë Matteo Mandala dhe Francesko Altimari. Konferenca hap siparin e gjithë aktiviteve shkencore që zhvillohen në Shqipëri në kuadër të vitit deradian, për nder të 200 vjetorit të lindjes së rilindasit të shquar shqiptaro-arbëresh Jeronim De Rada dhe përkëtë qëllim pjesë e konferencës ka qenë edhe Zv.Ministri i Kulturës Zef Çuni. Duke I uruar mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve, Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr . Liman Varoshi theksoi rëndësinë e konferencës e cila në qendër ka studimet në lidhje me figurën e Jeronim De Radës.

“ Jeronim De Rada është emblemë e Rilindjes sonë Kombëtarë, emblem e një epoke, është figura ku kovergojnë të gjitha qendrat e zhvillimit të mendimit të lirë shqiptar”, ka theksuar Prof.Dr Liman Varoshi gjatë fjalës së tij. Ai ka theksuar se rreth kësaj figure të shquar janë bashkuar të gjithë rilindasit e tjerë të epokës dhe studiuesit e tanishëm në perëndim apo në lindje.

Edhe Zv.Ministri i Kulturës Zef Çuni ka vlerësuar maksimalisht figurën e Jeronim De Radës, ndërkohë që kreu i bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini i pranishëm në ceremoninë e hapjes së koferencës, ka përgëzuar stafin akademik të Universitetit për organizimin e konferencave të tilla.

Ndërkohë për të gjithë të pranishmit me mjaft interes janë ndjekur kumtesat shkencore të dy Profesorëve arbëreshë, Matteo Mandala dhe Francesko Altimari, të cilët me prezantimet e tyre kanë sjellë të reja të mëtejshme, rreth aktivitetit të Jeronim De Radës por edhe të gjithë komunitetit arbëresh në Itali, në drejtim të letërsisë dhe kulturës shqiptare në të shkuarën.

Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “Letërsia dhe Kultura Arbëreshe” Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “Letërsia dhe Kultura Arbëreshe” Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “Letërsia dhe Kultura Arbëreshe” Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “Letërsia dhe Kultura Arbëreshe” Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “Letërsia dhe Kultura Arbëreshe” Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “Letërsia dhe Kultura Arbëreshe” Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “Letërsia dhe Kultura Arbëreshe” Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare “Letërsia dhe Kultura Arbëreshe”