Veprimtari

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Historiku i fakultetit ,Uniel


Historiku i fakultetit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njësitë përbërëse ,Uniel


Njësitë përbërëse

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Programet e studimit ,Uniel


Programet e studimit

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Njoftime ,Uniel

Njoftime

Shiko me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani , Fakulteti i shkencave humane ,  Veprimtari ,Uniel


Veprimtari

Shiko me shume

Konferencë Ndërkombëtare “Letërsia dhe kultura arbereshe: Jeronim De Rada në 200 - vjetorin e lindjes” 4- 5 Qershor 2014

Thirrje për konferencë

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 200-vjetorit të lindjes së poetit të madh arbëresh, Jeronim De Rada, zëri i parë romantik në letërsinë shqiptare dhe aktivist i lëvizjes kombëtare shqiptare, Departamenti i Letërsi – Gazetarisë, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, organizon Konferencës Shkencore Ndërkombëtare: “Letërsia dhe kultura arbereshe: Jeronim De Rada në 200-vjetorin e lindjes”

Çështjet e paraqitura për hulumtim synojnë zgjerimin e studimeve mbi letërsisë e kulturën arbëreshe, si dhe ravijëzimin më të plotë, të figurës së poetit jo pak të studiuar deri më tani, por që ende pret të trajtohet në një këndvështrim të ri metodologjik e filologjik.

Konferenca është parashikuar të zhvillohet më 4-5 Qershor 2014. Njoftohen të gjithë institucionet e interesuara për pjesëmarrje në veprimtari të paraqesin kërkesën pranë sekretarisë së Departamentit të Letërsisë dhe Gazetarisë, përmes postës elektronike në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Faqja web e konferencës do të fillojë të jetë aktive gjatë muajit prill. Ju lutemi që brenda datës 25 Prill të njoftoni përmes një përmbledhjeje të shkurtër propozimin tuaj mbi temën me të cilën do të përfshiheni në punimet e konferencës. Permbledhja do të dërgohet në adresën e mësipërme të postës elektronike.

Grupi i punës do të njoftojë deri në datën 10 maj të gjithë ata, të cilëve do t’u pranohet pjesëmarrja me kumtime.

Projekt-programi i konferencës

Është menduar që konferenca të zhvillohet me dy seanca. Vërejmë se të dhënat mbi datën dhe vendzhvillimin për pjesëmarresit e pranuar do të njoftohen në vijim, së bashku me Programin përfundimtar të veprimtarisë. Për çdo seancë, më poshtë, renditen një grup tezash të mundshme drejtuese:

Seanca e parë do të jetë seancë plenare me tematikë: “De Rada, një figurë që pret të rinjihet”

Seanca e dytë do të ndërtohet mbi bazën e paneleve që do të organizohen sipas tematikave

1. Çështje të studimit letrar të De Radës

  • Romantizmi Deradian dhe kritika romantike në historiografinë e dertanishme letrare: perspektiva kritike
  • Tekstet e De Radës dhe lexuesi shqiptar: urgjenca e rivendosjes së një ekuilibri.
  • Poetika e deklaruar në studime estetike etj.
  • Tekstet e De Radës dhe rindërtimi filologjik: optika e prof F. Altimarit për studimet deradiane
  • De Rada dhe tipologjitë e romantizmit shqiptar dhe atij evropian: përqasje dhe krahasime

2. Gjuha dhe kombi në veprimtarinë e De Radës

  • Veçoritë gjuhësore të ligjërimit poetik të De Radës
  • Publicistika e De Radës dhe çështja shqiptare
  • De Rada dhe personalitetet shqiptare dhe evropiane të kohës: Letërkëmbimi

3. Letërsia dhe kultura arbëreshe:

  • De Rada si themelues i shkollës arbëreshe
  • Kultura arbëreshe në vizionin e ndjekësve të De Radës
  • Serembe si vazhdues i veprës së De Radës
  • Serembe që pret të rinjihet

Komiteti shkencor:

  • Prof. Dr. Francesco Altimari
  • Prof. Dr Matteo Mandalà
  • Prof. Dr. Shaban Sinani
  • Prof. Ass. Dr. Elvira Lumi
  • Prof. Ass Dr. Albert Riska
  • Prof. Ass. Dr. Blerina Suta
  • Dr. Teuta Toska
  • Ma. Mirela Shella (Sekretaria)

Akomodimi i pjesëmarresve të Konferences mbi Letërsinë arbëreshe dhe 200-vjetorin e lindjes së De Radës, do të bëhet në adresen e meposhtme:

Univers Hotel

Prane Ures se Bakallit 250 m nga Parku Rinia Lagja: Emin Matraxhi

Pergjate Unazes rruga shoqerohet cdo 200 m me tabela sinjalistike


Shiko harten e zmadhuar