Projekte ku UE është pjesë

Universiteti i Elbasanit Aleksander Xhuvani , Projekte ku UE eshte pjese, Uniel

Projekte ku UE është pjesë

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksander Xhuvani , Erasmus + Mobilitete , Uniel

Erasmus + Mobilitete

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksander Xhuvani , UE Journal , Uniel

UE Journal

Me shume

VALEU-X Week

U zhvillua në datat 22-28 shtator 2021 takimet në kuadër të projektit VALEU-X.
VALEU-X mbështet ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare duke prezantuar Lëvizshmërinë e Kombinuar Virtuale si një instrument ndërkombëtarizimi në shtëpi.Gjatë këtyre ditëve, u konmbinuan aktivitetet e Takimit të Dytë të Forumit të Ekspertëve si dhe takimi institutional mes koordinatorëve të projektit.
Tematikat kryesore të takimit ishin: statusi aktual i projektit, sigurimi i cilësisë, shpërndarja, përzgjedhja dhe dizenjimi i kurrikulës për kurset e pilotuara, për t'iu përshtatur materialeve mësimore didaktike.
Gjithashtu, një sesion i veçantë i`u dedikua mjedisit të të  mësuarit bashkëpunues virtual për studentët dhe pedagogët, pjesë e grupit të punës, ku për Universitetin e Elbasanit, pjesëmarrës nga studentët ishte studenti i Fakultetit Ekonomik, Kristo Kristo.
Objektivat specifike të projektit janë:
• Kualifi kimi i stafi t akademik të IAL-ve shqiptare në metoda të reja të mësimdhënies dhe mësimit virtual.
• Mbështetja e IAL-ve shqiptare në miratimin dhe zbatimin e aktiviteteve efektive të ndërkombëtarizimit
në shtëpi të bazuara në teknologjitë e informacionit dhe integrimin e IAL-ve shqiptare në një rrjet global
të “Lëvizjes Virtuale”.
• Kualifi kimi i personelit administrativ të IAL-ve shqiptare për miratimin dhe njohjen e Lëvizshmërisë së
Kombinuar Virtuale si pjesë e strategjisë së tyre institucionale të ndërkombëtarizimit.
Për më shumë informacion, ju ftojmë të vizitoni faqen e projektit në: https://valeu-x.eu/