Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Elbasanit, zhvilloi me sukses Kongresin e Tretë Ndërkombëtar “Trendet e fundit në kërkimin biomjekësor, gjendja aktuale e kërkimit biomjekësor në zonën e Adriatikut”

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", zhvilloi me sukses Kongresin e Tretë Ndërkombëtar “Trendet e fundit në kërkimin biomjekësor, gjendja aktuale e kërkimit biomjekësor në zonën e Adriatikut".

Më shumë

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u zhvillua mbledhja për Konstituimin e Këshillit Studentor

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, u zhvillua mbledhja për Konstituimin e Këshillit Studentor, pas zhvillimit të procesit zgjedhor për Këshillin Studentor, me përfaqësues nga këshillat studentor të fakulteteve, Komisioni Institucional Zgjedhor dhe Komisioni Apelimit Studentor.

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u zhvillua mbledhja për Konstituimin e Këshillit Studentor

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” në Expocity Albania

Universiteti i Elbasanit pjesëmarrës në Festivalin Skills Careers and Jobs, organizuar nga AlbanianSkills me mbështetjen e Expocity Albania.

Universiteti i Elbasanit u përfaqësua nga Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe Alumnit, të cilët diskutuan dhe ndanë eksperiencën e tyre në fushën e këshillimit të karrierës, aktivitetet që zhvillohen me studentët, lidhjet e forta që ruajmë me alumnin tonë, por sigurisht duke cilësuar edhe sfidat që na presin në të ardhmen.

Më shumë

Histori suksesi në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Denis Korreshi i diplomuar në Universitetin e Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", një histori suksesi dhe frymëzimi për të gjithë studentët tanë.

Denis Korreshi është diplomuar në programin e studimit "Teknologjitë e informacionit" në Universitetin e Elbasanit dhe ne një takim me studentët  zgjodhi të ndaje eksperiencën e tij si student, si përfitues i programit Erasmus+, të ofruar nga institucioni ynë dhe karrierën e tij të suksesshme, si specialist i nivelit Cyber Security Senior, pranë bankës HSBC UK, Katowice, Poloni.

Histori suksesi në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Universiteti i Elbasanit zhvillon një takim me Komisioneren e Seksionit të Përgjithshëm pranë Institucionit të Avokatit të Popullit

Drejtues të Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", në datën 4 dhjetor 2023, zhvilluan një takim me Komisioneren e Seksionit të Përgjithshëm pranë Institucionit të Avokatit të Popullit, Znj. Vilma Shurdha, e shoqëruar nga ndihmëskomisionerja që mbulon problemet e arsimit pranë këtij institucioni.

Zëvendësrektori i Universitetit, Prof.as.dr. Peçi Naqellari, informoi të pranishmit mbi universitetin, programet e studimit dhe strukturat që vihen në dispozicion për studentët. Ai u përqendrua në problematikat dhe shqetësimet që kanë sot institucionet e arsimit të lartë.

Në përfundim të takimit Znj. Vilma Shurdha, zhvilloi një takim me studentë, me qëllim informimin mbi rolin dhe funksionin e institucionit të Avokatit të Popullit si një institucion kushtetues në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Universiteti i Elbasanit zhvillon një takim me Komisioneren e Seksionit të Përgjithshëm pranë Institucionit të Avokatit të Popullit