Rektori i Universiteti të Elbasanit, Prof.dr. Skender Topi takim në St. Cyril and St. Methodius Universiteti i Veliko Tarnovo në Bullgari
Rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Prof.Dr. Skender Topi, zhvilloi një takim të frytshëm me Rektorin e St. Cyril and St. Methodius Universiteti i Veliko Tarnovo në Bullgari, Prof. Dr. Dimitar Dimitrov.
Gjatë takimit, u diskutua mbi marrëveshjet dhe projektet e ndërmarra , si edhe mbi rëndësinë e implementimit të bashkëpunimeve afatgjata konkrete mes dy institucioneve në fushat me interes të përbashkët.
Prof. Topi mori pjesë së bashku me grupin e profesorëve nga Universiteti i Elbasanit, në shkollën verore organizuar nga Universiteti i Veliko Tarnovo , për studentët e ciklit të doktoraturës, zhvilluar në kuadër të programit Erasmus+.