Organizohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” Tryeza Shkencore “Hasan Prishtina ideologu i lëvizjes për bashkimin kombëtar të shqiptarëve”
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Departamenti i Histori-Gjeografisë në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhësisë, si edhe me Fondacionin “Hasan Prishtina”, Institutin e Studimeve Sociale e Humane pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizuan tryezën shkencore me titull: “Hasan Prishtina ideologu i lëvizjes për bashkimin kombëtar të shqiptarëve”.
Veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës u prezantua si fillim nga Z. Mehmet Prishtina në ekspozitën e paraqitur në hollin e bibliotekës së universitetit me dokumente të ndryshme nga AQSH, duke vijuar më pas me kumtesat e pjesëmarrësve.
Pjesëmarrës në këtë tryezë shkencore ishin personeli akademik dhe studentë të të tria cikleve nga Fakulteti i Shkencave Humane, si edhe përfaqësues të familjeve të rilindasve shqiptarë.