Organizohet Kongresi i Dytë Ndërkombëtar në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike
Universiteti i Elbasanit "Aleksandër Xhuvani", organizoi Kongresin e Dytë Ndërkombëtar “Trendet e fundit në kërkimin biomjekësor, gjendja aktuale e kërkimit biomjekësor në zonën e Adriatikut".
Ky kongres ofron një platformë të veçantë ku kërkues, mjekë, ekspertë, profesionistë të fushës nga vendi e bota, u mblodhën për të ndarë eksperiencën, zbulimet dhe sfidat e fushës së kërkimit biomjekësor në zonën e Adriatikut.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit, Prof. dr. Skender Topi, shprehu falënderimin e tij ndaj të gjithë pjesëmarrësve dhe organizatorëve të këtij kongresi dhe vlerësoi arritjet e deritanishme në fushën e biomjekësisë.
Gjatë tri ditëve të këtij kongresi, u prezantuan projekte inovative, kërkime dhe vëzhgimet e fundit për të nxitur kështu bashkëpunime të reja, si dhe përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së njerëzve në këtë rajon.
Organizohet Kongresi i Dytë Ndërkombëtar në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike