Aktivitete në UE

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Aktivitete ne UE, UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njoftime ,UnielNjoftime

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Kontakte ,UnielKontakte

Me shume

Universiteti i Elbasanit organizon aktivitet sportiv me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor

Me rastin e 10 Tetorit, Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, pedagogë dhe studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” organizuan një aktivitet sportiv në ambientet e Spitalit Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, në kuadër edhe të projektit SHAPE – “Sport, Health, and the People: A Western Balkan University Network”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+.

Aktiviteti synoi të përcillte mesazhin se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik dhe se sporti, aktiviteti fizik dhe përfshirja sociale luajnë një rol të rëndësishëm në mirëqenien emocionale dhe psikologjike të individit.

Përmes lojërave dhe veprimtarive sportive, studentët dhe pedagogët krijuan një atmosferë pozitive, të karakterizuar nga bashkëpunimi dhe solidariteti, duke promovuar vlerat e respektit, gjithëpërfshirjes dhe mbështetjes për personat që përballen me vështirësi të shëndetit mendor.

Më shumë

Universiteti i Elbasanit pjesë e Takimit Ndërkombëtar të Projektit HEGenAI në DTU, Danimarkë

Në kuadër të projektit HEGenAI (Inteligjenca Artificiale Gjeneruese për Vlerësimin dhe Feedback-un në Arsimin e Lartë), i financuar nga Agjencia Daneze për Arsimin e Lartë dhe Shkencën dhe i zbatuar përmes programit Erasmus+ KA2, u zhvillua me sukses takimi i parë shumëpalësh me temë: “Inteligjenca Artificiale Gjeneruese për Vlerësimin dhe Feedback-un në Arsimin e Lartë: Rishikime dhe Studime Empirike nga Pesë Vende”, i organizuar në Universitetin Teknik të Danimarkës (DTU).

Takimi mblodhi mbi 170 pjesëmarrës nga universitete dhe institucione kërkimore të Danimarkës, Suedisë, Gjermanisë, Palestinës dhe Shqipërisë. Aktiviteti u bashkëfinancua nga programi Erasmus+ dhe Akademia Daneze e Shkencës së të Dhënave (DDSA).

Universiteti i Elbasanit ishte pjesë e këtij aktiviteti përmes kontributit të profesorëve Xhensila Abazi dhe Erion Selimi, të cilët prezantuan punime kërkimore në fushën e përdorimit të Inteligjencës Artificiale Gjenerative në arsimin e lartë, me fokus në vlerësimin dhe praktikat e feedback-ut akademik.

Më shumë

Universiteti i Elbasanit në takimin përmbyllës të projektit SHAPE

Universiteti i Elbasanit mori pjesë në takimin përmbyllës të Projektit SHAPE – “Sport, Health, and the People: A Western Balkan University Network”. Ky projekt trevjeçar, i financuar nga Bashkimi Europian përmes programit Erasmus+ (Capacity Building in Higher Education), ka shërbyer si një nismë kyçe për ngritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë dhe promovimin e shëndetit përmes sportit.

Në takim morën pjesë pedagogë dhe studentë të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve, ku një arritje e veçantë për Universitetin e Elbasanit ishte përfundimi me sukses i Programit të Avancuar të Studimit (Advanced Study Program) nga studentët tanë Luis Luzi, Enri Dedja dhe Arbër Biçoku, të cilët u vlerësuan me certifikata gjatë takimit.

Më shumë

Diplomohen studentët e parë të programit “Mësuesi për Arsimin Fillor” sipas kurrikulës së zhvilluar në kuadër të projektit EduGAME

Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit u zhvillua provimi i diplomës për studentët e programit Bachelor në “Mësuesi për Arsimin Fillor”. Studentët e diplomuar kanë ndjekur kurrikulën e re, të zhvilluar në kuadër të projektit EduGAME, të financuar nga Programi Erasmus+. 

Projekti synon rritjen e kapaciteteve institucionale të Universitetit të Elbasanit, në bashkëpunim me Universitetin “Vytautas Magnus” (Kaunas, Lituani), si edhe forcimin e kompetencave digjitale dhe zhvillimin e aftësive të studentëve në hartimin dhe zbatimin e projekteve inovative në mësimdhënie.

Provimi i diplomës shënoi përmbylljen me sukses të këtij cikli studimesh, duke pasqyruar rezultatet e zbatimit të elementeve të reja kurrikulare të integruara përmes projektit, si dhe përgatitjen e studentëve për t’iu përgjigjur kërkesave të arsimit bashkëkohor.

Universiteti i Elbasanit në Javën e Praktikës Profesionale të Projektit Erasmus+ SHAPE në Romë

Në kuadër të projektit Erasmus+ SHAPE – Sport, Health, and the People: A Western Balkan University Network, studentë dhe pedagogë të Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" morën pjesë në javën e praktikës profesionale të zhvilluar në Universitetin e Romës “Foro Italico”, Itali.

Gjatë kësaj jave, pjesëmarrësit u angazhuan në aktivitete akademike dhe praktike, duke shkëmbyer përvoja me studentë dhe pedagogë nga universitetet partnere të projektit. Praktika ndërkombëtare synon të forcojë kompetencat profesionale të studentëve dhe të nxisë bashkëpunimin ndëruniversitar në fushat e sportit, shëndetit dhe edukimit.

Më shumë

Universiteti i Elbasanit pjesë e takimit të 5-të të projektit LAIA në Prizren

Në Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren u zhvillua takimi i 5-të i projektit LAIA (Laboratory on Artificial Intelligence in Albania and Kosovo), i cili mblodhi së bashku përfaqësues të universiteteve partnere për të diskutuar ecurinë e projektit dhe hapat e ardhshëm për zbatimin e aktiviteteve të planifikuara.

Në këtë takim morën pjesë koordinatorët e projektit nga University of Piraeus, si dhe partnerët nga University of Southern Denmark, Universiteti i Elbasanit, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Përfaqësuesit e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” morën pjesë aktivisht në diskutimet e zhvilluara gjatë takimit, duke kontribuar në vlerësimin e progresit të projektit, shkëmbimin e përvojave ndërmjet partnerëve dhe planifikimin e aktiviteteve të ardhshme.

Më shumë

situs toto