| Fakulteti i Shkencave Sociale |
|
Shpërndarja e përgjegjësive dhe sistemi i përgjegjshmërisë
Ngritja e mekanizmave të kontrollit të cilësisë është kusht i domosdoshëm i sigurimit të cilësisë, por nuk është i mjaftueshëm. Rishpërndarja e përgjegjësive sipas niveleve dhe saktësimi i tyre sipas niveleve, në mënyrë që secili nivel të ketë hapsirë vendim-marrëse në përgjithësi e në veçanti për cilësinë e outputit, përbën një ndër elementët themelore të përmirësimit të të mësuarit në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Realizimi dhe kontrolli i cilësisë
Infrastruktura e kontrollit të cilësisë përbëhet nga tri hallka të pazëvendësueshme dhe që pasojnë logjikisht njera-tjetrën. Ato janë:
- Sistemi i plotë i standardeve
- Sistemi i monitorimit dhe i vlerësimit
- Grumbullimi i të dhënave dhe shpërndarja e statistikave.
Informacioni statistikor.
Sistemi i monitorimit dhe i vlerësimit nuk do të jetë efektiv pa hallkën pasuese: shpërndarjen e informacionit statistikor në dispozicion të sa më shumë njerëzve, dmth siguruesve, konsumuesve dhe përdoruesve të shërbimeve në arsim, e cila do të thotë jo vetëm politikanëve dhe vendim-marrësve, por edhe shkollave, komunitetit lokal nga vijnë studentët, si dhe opinionit profesional e publik në përgjithësi.
|