Home

Organigrama

Organizimi
Kodi Etik
Informacioni statistikor
Pergjegjshmeria
Informacione
Synimet
Artikuj
 
Fakulteti i Shkencave Sociale


IV. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E FAKULTETIT TË SHKENCAVE SOCIALE PËR ZBATIMIN E KODIT TË ETIKËS

Kodi etik në Fakultetin e Shkencave Sociale ka në themel parimet e parashikuara në Kushtetutën e RSH-së, në ligjin “Për shërbimin civil”, në “Kodin e Punës” si dhe në ato të përcaktuar në ligjin “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Këto parime konsistojnë:

- Profesionalizmin në kryerjen e detyrës;
- Transparencën në veprimet e administratës dhe e të zgjedhurve;
- Shërbimi ndaj studentëve, komunitetit dhe grupeve të tjera shoqërore që kanë lidhje me universitetin ose shkollën e lartë;
- Mirësjellja dhe korrektësia e komunikimin me ta;
- Përgjegjësia në zbatimin e legjislacionit në fuqi;
- Shmangien e konfliktit të interesave;
- E drejta e informimit për të gjithë të interesuarit;
- Ndershmëria dhe objektiviteti në kryerjen e detyrave;
- Ndalimi i mitmarrjeve;
- Raportimi i shkeljeve;
- Zbatimi i kodit.

Parimet bazë të etikës në të cilat mbështetet veprimtaria mësimore e shkencore e FSHS janë:

1. Vlerat individuale morale.
Punonjësit akademikë dhe të administratës në FSHS duhet të eleminojnë në jetën e tyre private sjelljet që kanë ndikim negativ në imazhin e tyre të krijuar në shoqëri, ose që lëkundin besimin e studentëve dhe të komunitetit ndaj universitetit, që udhëhiqet nga profesionalizmi dhe ligji.

2. Mirësjellja.
Personeli akademik dhe i administratës duhet të sillet në përputhje me parimin e etikës dhe brenda njohurive të tyre t`i përgjigjen studentëve të universitetit dhe anëtarëve të komuniteteve me saktësi, qartësi dhe kulturë për çdo paqartësi, kërkesë apo pakënaqësi.

3. Integriteti.
Punonjësit e FSHS nuk duhet ta vënë vehten e tyre nën ndonjë detyrim financiar apo çdo lloji detyrimi tjetër, kundrejt individëve apo organizatave të ndryshme të komunitetit, që mund të ushtrojnë ndikim ndaj tyre gjatë zbatimit të funksioneve të tyre administrative dhe vendim-marrëse.

4. Transarenca.
Çdo punonjës akademik dhe i administratës, çdo përgjegjës dhe drejtues i strukturave universitare ka për detyrë t`i bëjë të ditur të gjithë të interesuarve shërbimet që kryen universiteti ose shkolla e lartë në funksion të kualifikimit të tyre, të shërbimeve të tjera që synojnë rritjen e nivelit të mirqënies së tyre nëpërmjet formave e mjeteve të reja të veprimtarive të ndryshme ekonomike e shoqërore.

5. Ndershmëria.
Të gjithë punonjësit akademik dhe të administratës, veçanërisht drejtuesit e zgjedhur ose emëruar, duhet të karakterizohen nga ndershmëria gjatë kryerjes së veprimtarisë së tyre.

6. Efektiviteti.
Punonjësit akademik dhe të administratës shfrytëzojnë të gjitha aftësitë e tyre për kryerjen e detyrave shtetërore dhe e përdorin kohën e punës vetëm për kryerjen e këtyre detyrave.

7. Barazia gjinore.
Punonjësit e FSHS, veçanërisht drejtuesit e tij, duhet të promovojnë dhe të ruajnë parimet e barazisë gjinore në strukturat e tyre, procedurat dhe vendimet, duke marrë masa që të korrigjojnë mosbalancimet në rast se ato shfaqen.

8. Përgjegjshmëria.
Çdo punonjës i FSHS është përgjegjës për veprimet që kryen, vendimet që merr dhe veprimet që kryen në publik.

9. Respektimi i ligjit.
Punonjësit e FSHS ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje më Kushtetutën e RSh-së, ligjet dhe aktet nënligjore për Arsimin e Lartë në RSH. Ata duhet të përpiqen të shmangin ato sjellje, veprime dhe mosveprime të cilat bien ndesh me ligjin dhe të parimeve të etikës.

10. Objektiviteti.
Punonjësit e FSHS, në mënyrë të veçantë drejtuesit e saj, gjatë zbatimit të funksioneve të tyre, përfshirë këtu edhe procedurat e emërimeve, lidhjet e kontratave, propozimin e individëve të veçantë për shpërblime apo përfitime të ndryshme, duhet të veprojnë me objektivitet dhe mbi baza të paanshmërisë, pa preferenca e favorizime të individëve të caktuar.

11. Shmangia e konfliktit të interesave.
Punonjësit dhe drejtuesit e FSHS në bazë të ligjit për deklarimin e pasurive, duhet të bëjnë publike të ardhurat e tyre, të gjitha investimet e tyre, pasuritë e tyre të luajtëshme e të paluajtshme, në mënyrë që të parandalohen rastet e konfliktit të interesave.

12. E drejta e informimit.
Çdo person ka të drejtë të informohet brenda afateve të parashikuara me ligj për dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e universitetit ose shkollës së lartë dhe të çdo punonjësi të saj, përveç rasteve kur ligji e parashikon ndryshe.

13. Ndalimi i mitmarrjes.
Punonjësit akademikë dhe joakademikë të FSHS nuk duhet të kërkojnë dhe të pranojnë nga askush shërbime në favor të tyre, shpërblim në vlerë monetare ose sende të tjera për zbatimin e detyrës funksionale që kryen.

14. Rritja e profesionalizmit.
Të gjithë punonjësit e FSHS duhet të njohin aktet ligjore e nënligjore, urdhërat e rregulloret si dhe rolin dhe detyrat e hierarkisë akademike dhe administrative të zgjedhur ose të emëruar, detyrat dhe të drejtat e çdo punonjësi si dhe procesin e zgjedhjeve në universitete ose shkolla të larta.

15. Rritja e besimit te studentët dhe te komuniteti.
Punonjësit e FSHS, veçanërisht drejtuesit e tyre, duhet të punojnë për rritjen e besimit të studentëve dhe komunitetit për mënyrën e administrimit të universitetit ose shkollës së lartë, duke vënë të gjitha forcat e aftësitë e tyre në shërbim të këtij parimi. Ata duhet të jenë të hapur e transparentë në vendim-marrjet dhe veprimet që kryejnë duke i bërë ato publike për të gjithë të interesuarit.

16. Raportimi i shkeljeve.
Punonjësit e FSHS duhet të raportojnë çdo rast korrupsioni dhe shkelje të rregullores e të kodit të etikës pranë Zyrës Juridike dhe të Personelit, e cila ua bën të njohur punonjësve për shkeljet e mësipërme dhe nis procedurat për marrjen e masave të nevojshme.

17. Ndalimi i nepotizmit
Drejtuesit e FSHS nuk duhet të shfrytëzojnë postin për të abuzuar me emërimet e punonjësve të tjerë, duke caktuar në poste ose vende pune familjarët dhe të afërmit e tyre në kundërshtim me parimet e konkurimit objektiv për vendin e punës.

18. Zbatimi i kodit të etikës.
Kodi i Etikës në FSHS buron nga ai i universitetit të UE , i cili duhet të njihet dhe të zbatohet nga të gjithë punonjësit e tyre.