Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan shpall hapjen e procedurës së aplikimit të kërkesave për kandidatët që dëshirojnë të vijojnë programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme në UE.
1.Procedura e aplikimit të kandidatëve në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme në UE të fillojë më datë 17. 19.2012, prej orës 800 - 1600. Ky proces mbyllet më 10.10.2012 ora 1600
2.Aplikimi për regjistrim të bëhet pranë sekretarive mësimore të fakulteteve e shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:
-Për program të parë studimi
•Fotokopje e noterizuar e diplomës së maturës shtetërore dhe certifikatës së notave, ose ndonjë dëftesë/diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri. Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme para vitit 2011, të dorëzojnë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme, së bashku me vërtetimin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve që është kalues në provimet me zgjedhje.
Në qoftë se kandidati nuk ka diplomë të maturës shtetërore apo dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, të paraqesë dublikatë të saj të lëshuar nga Drejtoria arsimore rajonale/ Zyra Arsimore përkatëse ose listën e notave të shkollës së mesme lëshuar nga Arkivi i Shtetit. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2011, të dorëzojnë edhe vërtetimin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve që është kalues në provimet me zgjedhje.
•Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe fotokopje të tyre. Në dosje mbahet fotokopja e kartës së identitetit ose pasaportës.
•2 fotografi.
•Mandate arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1,600 lekë.
•Deklaratë që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose të pjesshme në IAL publik.
-Për program të dytë studimi
•Diplomë e lëshuar nga Institucionet e Arsimit të Lartë (fotokopje e noterizuar) , diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit (fotokopje e noterizuar), të vlerësuar si të barasvlershme me të në Shqipëri.
•Fotokopje e noterizuar e diplomës së maturës shtetërore dhe çertifikat të notave, ose ndonjë dëftesë/diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2011, të dorëzojnë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme.
•Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe fotokopje të tyre. Në dosje qëndron fotokopja e kartës së identitetit ose pasaportës.
•2 fotografi.
•Mandate arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1,600 lekë.
•Deklaratë që vërteton se kandidati nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi me kohë të plotë ose të pjesshme në IAL publike.
3.Pagesa e mandat arkëtimit për tarifën e regjistrimit të kryhet pranë Postës shqiptare sipas Formularit për arkëtim të publikuar në www.uniel.edu.al rubrika INFORMACIONE/njoftime
4.Programet e studimeve për Ciklin e parë të studimeve me kohë të pjesshme për vitin akademik 2012 – 2013 janë të publikuar në www.uniel.edu.al rubrika PRANIMET/ Programet e studimit në UE.