Artikuj

Historiku i FSHN

 

Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN) si njësi kryesore e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit është formuar në vitin 1992.
Degët (sot Programet e studimit) Matematikë-Fizikë dhe Biologji-Kimi janë hapur në vitet 1969-1970,
me sisteme të ndryshme studimi (me dhe pa shkëputje nga puna; sistem 3-vjeçar studimi dhe më vonë pas viteve 1980 u hap sistem 4-vjeçar etj.).

Këshilli i Akreditimit, mbështetur në Raportin e Vetëvlerësimit dhe Vlerësimit të Jashtëm, në vitin 2006, në rekomandimin e vet jep Akreditimin Institucional të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Sipas Vendimit Nr. 821, datë 05. 12. 2007 “Për krijimin e disa njësive kryesore, Fakulteteve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan,
Fakultetit të Shkencave të Natyrës i bashkohet ish-Shkolla e Lartë e Infermierisë (e hapur në vitin 2001) dhe aktualisht FSHN ka në përbërje si njësi bazë katër departamente dhe një Qendër kërkimi dhe zhvillimi:

Departamenti i Biologjisë dhe Kimisë,

Departamenti i Matematikës,

Departamentin i Fizikës,

Departamenti i Infermierisë,

Personeli akademik i Fakultetit ka një staf të kualifikuar me grada dhe tituj (rreth 60%),
ku përmendim 3 profesorë, 5 profesorë të asociuar, 16 doktorë shkencash, pjesa tjetër master i shkencave dhe në vijim të mëtejshëm kualifikimi.

Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës është Prof.Dr.Peçi Naqellari

Këshilli i Fakultetit të Shkencave të Natyrës

1. Peçi Naqellari, kryetar

2. Ziso Thomollari, anëtar

3. Agron TATO, anëtar

4. Bardhyl MUSHI, anëtar

5. Skënder TOPI, anëtar

6. Arefi CAKE, anëtar

7. Mehmet BALLKOÇI, anëtar

8. Kozeta DERVISHI, anëtar

9. Mereme TUSHA, anëtar

10. Liri ÇAKA, anëtar

11. Student, anëtar