Këshilli i Fakultetit të Shkencave Humane, më 03.03.2011 vendosi krijimin e Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Ballkanologjike (QSAB) pranë këtij fakulteti.
Disa nga misionet dhe qëllimet e saj:
Qëllimi i QSAB-së është të nxisë kërkimet rreth dukurive me karakter shqiptar dhe me karakter të ballkanizuar përgjatë historisë,
duke krijuar mundësi debati shkencor midis shkollave kombëtare të kërkimit në rajon dhe përfaqësuesve individualë të tyre.
QSAB-ja synon të veprojë në këto fusha: antropologji, arkeologji, histori, etnologji, folklor, gjuhë, letërsi, arti, qytetërim, besim dhe fusha të tjera.
Në fokusin e hulumtimeve të saj QSAB-ja do të studiojë veçmas ndikimet e kulturave të lashtësisë antike, të gjalla e të vdekura, duke përfshirë dhe ndikime të kulturave joballkanike (egjiptiane, hebraike, fenikase, etruske, mesdhetare).
Lexoni me shume: QSAB