|
Written by Universiteti i Elbasanit
|
|
Sunday, 15 March 2009 |
|
THIRRJE PËR PJESËMARRJE
CALL FOR PARTICIPATION
Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike
dhe me pjesëmarrjen e studiuesve nga universitete dhe institucione kërkimore-shkencore të gjithë botës shqiptare
si dhe të albanologëve të huaj në Europë e më gjerë
Në kuadër të 100-vjetorit të mbajtjes së Kongresit të Elbasanit dhe të hapjes së Shkollës Normale, kryeqendër historike e formimit të mësuesisë shqiptare,
organizojnë
KONFERENCË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE
KONGRES KOMBËTAR-SHKOLLË KOMBËTARE
“ARSIMI NË SHQIPËRI: TRADITA, BASHKËKOHËSIA DHE E ARDHMJA”
Konferenca do të mbahet më 1-2 dhjetor 2009 në Elbasan.
Konferenca do të ketë këto panele kryesore:
I-Kongresi i Elbasanit dhe hapja e Shkollës Normale në Elbasan - një ngjarje kyçe në historinë e arsimit kombëtar
- Roli historik i Normales dhe normalistëve në arsimin kombëtar; - Nga formimi klasik tek kurrikulat bashkëkohore - çështje të teksteve shkollorë dhe universitarë. - Formimi dhe informimi në arsimin kombëtar - çështje të mësimdhënies.
II-Unversitetit “Aleksandër Xhuvani”- Nje histori afirmimi;
- Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në sfidën e konkurrencës; - Personalitete të arsimit universitar të Elbasanit; - Mësimdhënia dhe kërkimi universitar: çështje të sotme dhe të perspektivës.
Ftohen të gjithë kërkuesit akademikë-universitarë që njohin shqetësimet e kësaj paradigme shkencore dhe që kanë interes për pjesëmarrje të propozojnë titullin e temës dhe një shkurtimore prej 250 fjalësh deri më datën 25 tetor 2009 në adresën
This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it
Koordinator i veprimtarisë dhe i ngarkuar për kontaktet është prof. dr. Roland Gjini. Adresa e tij elektronike është:
This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it
Një bord shkencor i përbërë nga specialistë të mirënjohur të këtyre dijeve, të brendshëm dhe të jashtëm, do të shqyrtojë me përgjegjësi të gjitha propozimet tuaja dhe do të hartojë programin përfundimtar të veprimtarisë.
Shpenzimet për akomodimin e referuesve vendës (ushqim, fjetje) janë të organizatorit. Për studiuesit që vijnë nga jashtë do të përballohen edhe shpenzimet e udhëtimit. Për punimet e referuara do të jepet një honorar.
Thirrja për pjesëmarrje do të botohet edhe në web site-in e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.
REKTORI
LIMAN VAROSHI
|
|
Last Updated ( Monday, 14 September 2009 )
|