UNIVERSITETI “ALEKSANDER XHUVANI” FAKULTETI I SHKENCAVE TE EDUKIMIT

 
PDF Print E-mail
Written by Universiteti i Elbasanit   
Thursday, 05 November 2009

I.

Dekan i Fakultetit të Shkencave tё Edukimit në Universitetin
“A. Xhuvani”-Elbasan.



Prof. Dr. Vilson KURI

Mbaruar në vitin 1971 studimet universitare në Tiranës në degën Histori - Gjeografi. Më pas mësues, drejtor shkolle, drejtor i Arsimit, punonjës kërkimor-shkencor në Institutin e Studimeve Pedagogjike - Tiranë, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar – Tiranë, pedagog në arsimin universitar dhe pasuniversitar në Universitetet e Tiranës dhe të Elbasanit, duke qënë njëherësh anëtar i Këshillave Shkencore në Institutin e Studimeve Pedagogjike, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Arkivin Qëndror të Shtetit etj.
Ka kaluar sistemin e kualifikimit pasuniversitar duke marrë gradën dhe titujt shkencorë: Doktor Shkencash, Profesor i Asociuar dhe Profesor.  Ka në veprimtarinë shkencore 15 monografi e tekste universitare, bashkëautor i 17 teksteve të historisë në arsimin parauniversitar, bashkëautor i 4 vëllimeve të programeve të arsimit parauniversitar e universitar të lëndëve të historisë dhe shkencave sociale, me mbi 30 artikuj shkencor në revista shkencore brenda e jashtë vendit, udhëheqës i 10 projekteve kombëtare e rajonale dhe pjesmarrës në të gjitha veprimtaritë shkencore të profilit që mbulon. Ka drejtuar disertacione për kërkimin e gradës shkencore “Doktor” dhe anëtar i komisioneve të vlerësimit të kandidatëve për “Doktor”. Dekoruar me titullim “Mësues i Merituar” dhe Urdhërin  “Naim Frashëri”  Klasi III

Ka ndjekur në vite të ndryshme studime e projekte jashtë shtetit në interes të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës në R.F. Gjermane (Braunshvajg dhe Bonn), në SHBA (Master College në Los Angelos, CA). Në mënyrë të veçantë me Ministrinë e Arsimit të Kosovës.

Gjatë viteve në Universitetin e Elbasanit ka punuar dhe drejtuar punën për konceptimin dhe zhvillimin e Fakultetit tё Shkencave Sociale sipas modeleve europiane dhe procesit të Bolonjës. Pas Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 821, datë 05.12.2007 pёr krijimin e Fakultetit tё Shkencave tё Edukimit nga bashkimi i ish fakultetit tё Shkencave Sociale me Fakultetin e Mёsuesisё, drejtin Fakultetin e Shkencave tё Edukimit.






II. FAKULTETI I SHKENCAVETЁ EDUKIMIT



OBJEKTI, QЁLLIMET DHE FUNKSIONET

Fakulteti i Shkencave tё Edukimit (nё vijim FSHE) në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” funksion me kёtё emёr pas Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 821, datë 05.12.2007 pёr “Krijimin e Fakultetit tё Shkencave tё Edukimit nga bashkimi i ish Fakultetit tё Shkencave Sociale me Fakultetin e Mёsuesisё”, qё është përvijim i zbatimit të Reformës Arsimore Universitare të drejtuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences dhe ka sigurinë e ecjes normale sepse është ideuar dhe mbështetur në parimet e Deklaratës së Bolonjës dhe të një profesorati me përvojë në Universitetin e Elbasanit (nё vijim UE)

q    Objekti i studimit në Fakultetin e Shkencave tё Edukimit, qëllimet e të mësuarit në këtë fakultet dhe objektivat për realizimin e njohurive, vlerave e aftësive sigurojnë realizimin e stndardeve evropiane për funksionimin e këtij fakulteti. Duke u mbështetur në synimin e sotëm botëror të të mësuarit të lëndëve tё edukimit, si dhe në qëllimet dhe detyrat e sistemit tonë arsimor, në të gjitha nivelet e tij, përcaktojmë se:  objekti kryesor i studimit të lëndëve në Fakultetin e Shkencave tё Edukimit është njeriu dhe shoqëria njerëzore në kohë dhe në hapsirë, në të kaluarën dhe në të sotmen, duke i parë ato në të gjitha dimensionet e ndryshme të tyre, ato historike, gjeografike, psikologjike, etike, kulturore, ekonomike, social-politike e fetare si dhe në përpjekjet e vazhdueshme të tyre për gjetjen e përgjigjeve të drejta. Nëpërmjet këtij objekti studimi  për studentët e Fakultetit të Shkencave tё Edukimit synohet të arrihet formimi i vlerave demokratike dhe zhvillimi i aftësive për rritjen e personalitetit kritik të studentëve dhe, në të njejtën kohë, të edukohet përgjegjësia e të vepruarit të tyre.

q    Duke u mbështetur në objektin e përbashkët të studimit të lëndëve tё edukimit, që sigurojnë të mësuarin  në këtë fakultet, përcaktojmë kuptimin për qëllimet, njohuritë, vlerat e aftësitë . Në mënyrë të përmbledhur nënvizojmë se:
·    Qëllimet burojnë nga natyra e rolit që luajnë  qytetarët në një shoqëri demokratike, e cila është e lidhur ngushtë me kombet e popujt e tjerë.
·    Përmbajtja nxirret kryesisht nga shkencat shoqërore: historia, gjeografia, etika, kultura, ekonomia, nga shkencat social-politike dhe në disa aspekte edhe nga shkencat humanitare dhe natyrore.
·    Vlerat synojnë të arihet një të mësuar që do të jetë në gjëndje të pasqyrojë në vetdijen e nxënësve eksperiencën personale, sociale e kulturore, në varësi edhe nga niveli i zhvillimit të tyre.
·    Aftësitë do të lehtësojë, që ajo që mësohet në shkollë të përdoret nga studentët në jetën e përditshme

q    Realizimi i objektit të studimit është i lidhur me parashikimin se çfarë duhet të dinë dhe sa janë të aftë të bëjnë  studentët në Fakultetin e Shkencave tё Edukimit. Çdo aspekt i parashikuar në këtë vetvlerësim synon të ndihmojë studentët për të arritur qëllimet e të mësuarit ose për t`i ndihmuar ata për të arritur qëllimet e mëposhtëme. Duke u mbështetur në postulatin se “Të gjithë studentët janë të aftë të mësojnë” rezultatet që duhen arritur karakterizojnë të nxënët e këtyre qëllimeve nga studentët:
1.    Studentët kanë mundësi të përdorin komunikimin bazë dhe aftësitë për qëllime dhe situata që ata do të ndeshin gjatë jetës së tyre.
2.    Studentët do të zhvillojnë aftësitë e tyre për të realizuar konceptet dhe parimet themelore nga shkencat, artet, shkencat shoqërore e humanitare, studimet nga jeta e përditshme dhe studimet profesionale për gjithçka që do të ndeshin gjatë jetës së tyre.
3.    Studentët zhvillojnë aftësitë e tyre për t`u bërë individë me besim në vetvete.
4.    Studentët zhvillojnë aftësitë e tyre për t`u bërë pjestarë përgjegjës të familjes, të grupit të punës ose të komunitetit duke punuar efektivisht në komunitet.
5.    Studentët do të zhvillojnë aftësitë e tyre për të menduar e zgjidhur në shkollë dhe në situata të ndryshme që ato do të ndeshin në jetë.
6.    Studentët zhvillojnë aftësitë e tyre për të lidhur dhe integruar përvojën dhe njohuritë e reja nga të gjitha fushat me ato që kanë mësuar më parë dhe kanë ndërtuar eksperiencën e të mësuarit në të kaluarën, për të fituar informacion të ri me anë të burimeve të ndryshme të komunikimit.

q    Për sigurimin e cilësisë sipas standardeve evropiane dhe të kërkuara nga Deklarata e Bolonjës po punohet për ngritjen e një të mësuari universitar që të jetë i fokusuar në rezultatet e të nxënit, dmth të zhvendosjes së një sistemi të mësuari i orientuar kryesisht kah inputeve në një sistem të orientuar drejt outputeve, madje më tej, tek outcomes. Realizimi i këtij synimi do të nxisë realizimin e ngritjes së një sistemi të plotë të kontrollit të cilësisë, shpërndarjes së përgjegjësive dhe ngritjes së mekanizmave të përgjegjshmërisë, siç veprohet në të gjitha universitetet evropiano-perendimore.








ORGANIZIMI I FAKULTETIT

Pёr realizimin e qёllimeve dhe objektivat, pёr sigurimin e cilёsisё nёpёrmjet kёrkimit shkencor dhe pёrsosjes sё nivelit tё mёsimdhёnies, funksionon ky organizim:

·    Dekani.    Prof. Dr.  Vilson KURI
·    Zv.  Dekani:  Dr. Shpёtim Çaushi
·    Kryesekretare mёsimore:   Majlinda Daiu
         Sekretare dhe laburante:    3

Organizimi në Departamente

1.    Departamenti i Metodologjive tё Mёsimdhёnies

Përgjegjës Departamenti. -  Dr. Pranvera Gjoci.

Grupi mёsimor-kёrkimor i metodologjive  tё lёndёve shkencore
Përgjegjës i grupit mёsimor kёrkimor: Dr. Florinda Tarusha (Kristo)
Pedagogë:          4
Lektor i Parё:    2
Lektor i dytё:    2

Grupi mёsimor-kёrkimor i Arteve tё bukura dhe muzikёs
Përgjegjës i grupit mёsimor kёrkimor: Ma. Shpёtim Peza
Pedagogë:         5
Lektor i parё:    3
Lector i dytё:     2


2.    Departamenti i Psikologjisё  Sociologjisё dhe Shkencave tё Edukimit

Përgjegjës Departamenti. Prof. As. Dr. Adrian Papajani

Grupi mёsimor-kёrkimor i Sociologjisë dhe Punёs Sociale
Përgjegjësi i grupit:  Ma. Ervin Muça
Pedagogë:          6
Lektor i parё:    1
Lektor i dytё:    5

Grupi mёsimor-kёrkimor i Psikologjisë
Përgjegjësi i grupit:  Prof. Dr.  Kozma Grillo
Pedagogë:            9
Lektorё i parё:     6
Lector i dytё        3

Grupi mёsimor kёrkimor i Shkencave tё Edukimit
Pedagogё.            0
Lektor i parё       0
Lector i dytё        0

                          
3.    Departamenti i Edukimit Qytetar

Pёrgjegjёsi i Departamentit: - Arben Haxhiymeri

Grupi mёsimor kёrkimor i shkencave tё filozofisё dhe tё edukimit qytetar
Pёrgjegjёs i grupit.  Dr. Yllka Myftiu
Pedagogё         4
Lektor i parё:   1
Lektor i dytё:   3

Grupi mёsimor i shkencave politike dhe tё drejtёs
Pёrgjegjёsi i grupit.   
Pedagogё         3
Lektor i parё    1
Lektor i dytё     2



DIPLOMAT QЁ OFRON FAKULTETI I SHKENCAVE TЁ EDUKIMIT

Diplomat e akredituara që ofron ky Fakultet, sipas kritereve të përcaktuara nga Agjensia e Akreditimit të Arsimit të Lartë (AAAL), mbështetur në profesoratin që zhvillon veprimtarinë mësimore e kërkimore në interes të degëve të Shkencave tё Edukimit të UE  janë:

I.    Diplomё e Nivelit tё Parё (DNP)    
 Diplome  universitare qё realizohet nё 3 vite akademike me shkёputje nga puna dhe nё 4 vite nё sistemin part-time, ku fitohen 180 kredite
Programet e studimit për shkencat e edukimit dhe nё ato sociale nё FSHE tё Universitetit “Aleksandër Xhuvani”  i pajis studentët me 7 diploma  tё Nivelit tё Parё (DNP) e konkretisht pёr:

1.    Punonjës social
2.    Psikologji
3.    Edukimi Qytetar   
4.    Filozofi - Sociologji
5.    Mёsues pёr shkollёn fillore
6.    Mёsues pёr parashkollorё
7.    Edukim fizik e sporte

·    Garanci për dhënien e këtyre diplomave (DNP) është kualifikimi i trupës mësimore kërkimore, ku aktualisht zhvillojnë punën mësimore-kërkimore në këto degë të shkencave tё edukimit dhe sociale një trupë prej 3 Profesorë, 2 Profesorë të Asociuar, 8 Doktorë shkencash, 3 kandidatë që përgatinen të mbrojnë së shpejti doktoraturën jashtё shtetit  x pedagogё me Master tё Nivelit tё Dytё ( tё rregjistruar nё programet e Doktoraturёs nё Universitetin e Tiranёs) dhe 2 asistentë pedagogë që vazhdojnë nivelin e shkollimin Master.

·    Nga analiza e shqyrtimi analitik i dokumentacionit mësimor, të planeve e të programeve lëndore të degëve të shkencave tё edukimit të Universitetit të Elbasanit, të krahasuara me planet e programet e Universitetit të Tiranës dhe të disa universiteteve italiane e evropiane rezulton se: Planet mësimore të degëve të shkencave tё edukimit dhe sociale të Universitetit të Elbasanit janë në masën sa 90 % e planeve të këtyre degëve në Universitetin e Tiranës dhe sa 74-87 % të planeve të studimit të nivelit Bachelor (MNP) të universiteteve italiane e evropiane.

·    Me përfundimin e tri viteve të para të studimit në programet e fakultetit tё Shkencave tё Edukimit synohet përgatitja e studentëve për të përballuar sfidat e një shoqëri demokratike, për krijimin e një vizioni më të plotë të zgjidhjes së problemeve që shtron kjo shoqëri, për t`i bëra ata të vetdijshëm për ekzistencën, vlerat e kufizimet e secilës prej zgjidhjeve të mundëshme . Ky program 3-vjeçar ka për qëllim që studentët e këtyre dege të kenë aftësi për të interpretuar problemet e sotme të jetës dhe kërkesat për formimin në aspektin social, ekonomik, qytetar etj, për t`u  çertifikuar  si mёsues i shkollёs fillore, mёsues i arsimit parashkollor, por tё tjerёt si pretendentё tё mundshёm pёr tё vazhduar mё tej pёr t’u bёrё  punonjës social, sociolog, psikolog, filozof si dhe mёsues tё kёtyre lёndёve nё Ciklin e Lartё tё Arsimit Bazё (9-vjeçare) ose nё Arsimin e Mesёm.



II.    Diplomё “Master i Nivelit tё Parё” (MNP)

q    Masterat e Nivelit tё Parё (MNP-tё) janë njësi pёrbёrёse në strukturën akademike të FSHE-sё. Për mbarëvajtjen e veprimtarisë së MNP-ve kanë përgjegjësinë kryesore Dekani i FSHE dhe i strukturave tё tjera pёrgjegjёse tё kёtij fakulteti.
q    MNP-ja është program 1-vjeçar me kohë të plotё, pёrfundimi i tё cilёs tё emёrton “specialist”. Sipas ligjit dhe me miratim tё MASH, programi MNP-ve bёhet edhe me kohё tё pjesshme, por pёr dy vjet.
q    Pas pёrdundimin tё MNP-sё student punёsohet dhe, nё se dёshiron dhe kundrejt tё gjitha rregullave tё konkurimit, mund tё vazhdoj njё program pёr Diplomё tё Nivelit tё Dytё (DND) pёr shkencat qё ёshtё diplomuar  nё DNP , psh studentёt e Edukimit Qytetar tё FSHE mund tё ndjekin DND-nё pёr “Trashёgimi kulturore e natyrore” nё Fakultetin e Shkencave Humane tё UE-sё ose psh pёr DND nё Histori nё Universitetin e Tiranёs, etj.

q    MNP-tё nё FSHE kanё si mision:
a.    Të përgatisin specialistё tё pёrgatitur me standardet mё tё larta tё munshme pёr Shqipёrinё.
b.    Të mbështesin kultivimin e vlerave tё tё mёsuarit evropian në Shqipëri.
c.    Tё ndihmojnё shoqërinë shqiptare në procesin e integrimit evropian.

q    Aspektet kryesore të veprimtarisë së MNP-sё nё FSHE janë: mësimdhënia, kërkimi, dialogu evropian dhe botimet.
q    Veprimtaria mësimore zhvillohet në bazë të planeve dhe të programeve mësimore bashkëkohore të bazuara në modelet e shkollave analoge evropiane.
q    Veprimtaria kërkimore është e orientuar kryesisht në studimin e çështjeve të integrimit tё tё mёsuarit evropian nё vendin tonё dhe realizohet nëpërmjet mikrotezave dhe projekteve të kërkimit.
q    Dialogu evropian realizohet nëpërmjet konferencave, sesioneve shkencore, seminareve dhe veprimtarive të tjera me qëllim që të sigurojë informacion bashkëkohor dhe të ndihmojë në ngritjen e interesit për çështje të integrimit evropian tё shkollёs shqiptare
q     MNP-ja  e zhvillon veprimtarinë e vet në bazë të një strategjie zhvillimi katërvjeçare.
q    MNP-ja e zhvillon veprimtarinë e saj në bazë të parimeve: të lirisë akademike, të autonomisë institucionale, të cilësisë, të efektshmërisë, të eficiencës.
q    Liria akademike nënkupton mungesën e ndërhyrjes nga jashtë, të censurës dhe të barrierave në praktikën e veprimtarisë akademike. Ajo vështrohet si një parakusht për mendimin kritik, krijues si dhe për avancimin e dijeve dhe të kërkimit intelektual.
q    Autonomia institucionale i referohet shkallës së vetërregullimit dhe të pavarësisë administrative për përmbushjen e misionit të kёtij Masteri. Bazuar në këtë parim FSHE pёr MNP-nё:
a)    miraton vetë strategjinë e zhvillimit
b)    miraton vetë dhe nё Senatin Akademik tё UE-sё programet mesimore;
c)    ngre këshilla dhe komisione për realizimin e misionit të saj;
d)    ka të drejtën e anëtarësimit në shoqata dhe organizata kombëtare e ndërkombëtare të fushës së studimeve shkollore;
e)    ka të drejtë të bashkëpunojë me fondacione vendase e të huaja që ndihmojnë në zhvillimin e arsimit të lartë në fushën e studimeve shkollore dhe në procesin e integrimit evropian tё shkollёs shqiptare;
f)    ka të drejtën e përzgjedhjes së personelit akademik dhe joakademik;
g)    ka të drejtën e përdorimit të ndërtesave dhe të pasurive të tjera të dhëna nga Universiteti i Elbasanit ose dhurues të ndryshëm sipas legjislacionit në fuqi.
q    Parimi i cilësisë nënkupton zbatimin e standardeve akademike, kërkimore, menaxhuese, të infrastrukturës si në aspektin e kërkesave edhe të pritshmërive të cilat duhet të plotësohen për të arritur idealin e përsosmërisë. Zbatimi i parimit të cilësisë nënkupton realizimin e vlerësimit të brendshëm, të vetëvlerësimit, të vlerësimit të jashtëm dhe të akreditimit duke synuar përmirësimin, ndryshimin, përparimin dhe njohjen zyrtare të cilësisë së shkollës.
q    Efektshmëria nënkupton funksionimin në një mënyrë të tillë që çon drejt realizimit të qëllimeve dhe objektivave të dëshiruara. Ky parim kërkon që gjërat të bëhen sipas një strategjie të parashikuar.
q    Parimi i eficiencës nënkupton që shkolla të arrijë rezultate të mira me kosto të pranueshme për shoqërinë, të përdorë burimet njerëzore, materiale dhe mjetet në mënyrë optimale.


PROGRAMET MASTER I NIVELIT TЁ PARЁ QЁ OFRON
FAKULTETI I SHKENCAVE TЁ EDUKIMIT

1.     Masteri Nivelit tё Parё nё Mёsuesi (MNP)- diplomë e nivelit tё dytё qё realizohet pёr njё vit akademik me 60 kredite dhe pёrmbledh studentёt qё kanё mbaruar DNP nё degёt: matematikё-fizikё, matematikё-informatikё, biologji-kimi, gjuhё-letёrsi, histori-gjeografi, edukim qytetar, anglisht, frёngjisht, italisht, gjermanisht, etj. (funksionon qё nga viti akademik 2008-2009)

2.     Master i Nivelit tё Parё pёr “Psikolog nё institucione publike”- diplomё e nivelit tё dytё qё realizohet nё njё vit akademik me 60 kredite dhe mbledh studentёt qё kanё pёrfunduar DNP-nё nё degёn Psikologji.(do tё funksionojё mё 2010-2011)

3.     Master i Nivelit tё Parё pёr “Punonjёs social nё familje e pёr fёmijё”-  diplomё e nivelit tё dytё qё realizohet nё njё vit akademik me 60 kredite dhe mbledh studentёt qё kanё pёrfunduar DNP-nё nё degёn Punonjёs Social. (do funksionojё mё 2010-2011)

4.     Master i Nivelit tё parё pёr “Drejtues dhe administrues arsimi” -  diplomё e nivelit tё dytё qё realizohet nё njё vit akademik me kohё tё plotё dhe nё dy vjet me kohё tё pjesshme, me 60 kredite dhe mbledh studentёt qё kanё pёrfunduar programet nё degёt e mёsuesisё ose kanё diplomё tё integruar 4-vjeçare, qё duhet tё kenё pёrvojё si mёsues mbi 3 vjet (do tё funksionojё mё 2010-2011)


q    Me përfundimin e ciklit të dytë të kualifikimit (Master i Nivelit tё Parё) në profilit  “Mësuesi” studentët qё kanё pёrfunduar DNP-nё dhe MNP-nё pёr Mёsuesit nё këtё fakultet  do të punojnë:
a- Mësues të Edukatës Qytetare e tё Historisё ose tё Edukatёs Qytetare e tё Gjeografisё në shkollat e Ciklit tё Lartё tё Arsimit Bazё (në shkollën  9-vjeçare)
b-  Mësues i shkencave sociale :  Njohuri për shoqërinë ose Edukim Qytetar, Njohuri për Ekonominë dhe Filozofinë, Tё njohim trashёgiminё kulturore e natyrore etj. në shkollat e mesme

q    Me përfundimin e ciklit të dytë, Master i Nivelit tё Parё psh pёr “Punonjёs Social me familjen e pёr fёmijёt” realizojnë aftësi individuale për integrimi i njeriut në mjedisin social e fizik, për të lidhur aspektet sociale, ekonomike, politike, shoqërore dhe etike. Për të gjitha këto, të mësuarit gjatë kësaj periudhe vlerësohet gjithnjë nga fakti sa dhe si aftësohen studentët që t`i japin përgjigje problemeve reale e konkrete, që hasin në punë e në jetë, në mjedisin rrethues.  Kjo përgatitje e studentëve të këtij profili i fut të konkurojnë me efektivitet në tregun e punës si: specialist Punonjës social, e konkretisht
a- Punonjës social në institucione arsimore e edukative publike e jo publike për integrimin e fëmijëve dhe të rinjve me probleme në mjedise të përshtatshme fizike e sociale.
b-  Punonjës social pranë institucioneve publike e jo publike për të punuar veçanërisht me fëmijë e të rinj me deformime edukative.
c- Punonjës social në organizata profesionale  për liritë, të drejtat dhe detyrimet  e punonjësve.
d-  Punonjës social në institucione publike ose private për arsimimin, asistenc sociale, qëndrim ndaj krimit, për mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqënies sociale
e-  Punonjës social në institucione publike e joqeveritare në shërbim të qytetarëve për:  pronësinë, lidhjet e shtetasve me qeverinë, kufizimet e qeverisë, ligjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, fëmijëvë, grave, minoriteteve, shtypin e pavarur, zgjedhjet etj



III.     Diplomё  pёr gradёn shkencore:
                  “Doktor i shkencave pedagogjike”  

Cikli i Tretё i Formimit Universitar, qё do tё funksionojё nga viti akademik 2010-2011. Ёshtё program pёr fitimin e gradёs shkencore “Doktor i Shkencave pedagogjike”. Kohёzgjatja realizohet nё jo mё pak se 3 vjet, ku viti i parё kёrkon qё studenti tё sigurojё 60 kredite, nё njё plan mёsimor tё miratuar nga Kёshilli i Profesorёve tё kёtij fakulteti dhe tё orientuara edhe sipas tematikёs sё temёs sё disertacionit.    
    

FSHE ka njё infrastruktura e pёrshtatshme pёr zhvillimin e programit tё doktoraturёs

q    Fakulteti i Shkencave tё Edukimit ka nё pёrbёrje tё tij njё staf akademik prej 13 pedagogёsh me tituj e grada shkencore, (3 Prof., 2 Prof Asocuar dhe 8 Doktor Shkencash)  si mё poshtё:
a)    Nё  Departamentit e Psikologjisё, Sociologjisё dhe Shkencave tё Edukimit janё: 2 Profesorё, 2 profesorё tё Asocuar dhe 4 doktorё shkencash.
b)    Nё Departamentin e Metodologjive tё Mёsimdhёnies janё: 3 doktorё shkencash.
c)    Nё Departamentin e Edukimit Qytetar janё: 1 Profesor, 1 Doktor dhe 3 kandidatё pёr doktorё shkencash nё vitin 2010, qё ndjekin programe jashtё shtetit.

q    Pёrbёrja e stafit akademik tё Fakultetit tё Shkencave tё Edukimit si dhe pjesmarrja e sigurtё dhe e çmuar e titullarёve tё tjerё akademik me grada e tituj shkencorё nga ky universitet, qё aktualisht japin mёsim nё Fakultetin e Shkencave tё Edukimit, janё anёt mё pozitive pёr ngitjen e tё gjitha niveleve tё formimit universitar, pёrfshi edhe Ciklit tё Tretё tё Formimit Universitar qё garanton suksesin e sigurtё pёr zbatimin e tё gjitha programeve, pёrfshi edhe programin e doktoraturёs, pёr tё udhёhequr çdo student tё doktoraturёs nё aktivitetet e kёrkimit dhe detyrave respektive didaktike.

q    Nё Fakultetin e Shkencave tё Edukimit ekziston aktualisht njё infrastrukturё shumё, shumё e mirё. Njё godinё fare e re e inagurura mё 2009, sistem interneti tё pёrditshёm e tё pandёrprerё, sallё video-konferencash pёr t’u lidhur me tё gjitha auditoret e 3 godinave tё mёdha tё Universitetit tё Elbasanit, si dhe me universitete  tё tjera brenda e jashtё vendit, qё kanё kёtё sistem, bibliotekё e pasur dhe profesionale e kompiuterizuar dhe sallё studimi dhe elektronike pёr t’u ardhur nё ndihmё studentёve, salla leksionesh tё madhёsive tё ndryshma nga 40-60-80 deri 120 studentё, salla departamentesh tё kompletuar pёr çdo pedagog me tavolinё, dollap, rafte e kompjutera individualё.

q    Pёrsa i pёrket burimeve financiar, theksojmё se universitetet e rretheve kanё njё administratё e financё tё vetme, nё dispozicion tё çdo fakulteti. Burimet financiare janё tё planifikuara pёr zbatimin e çdo programi, pёrfshi edhe atё tё  doktoraturёs.

q    Fakulteti i Shkencave tё Edukimit ka lidhje bashkёpunimi me fakultete analoge brenda e jashtё vendit. Psh ka lidhje bashkёpunimi e kёmbim profesorati me fakultetin e Shkencave Sociale nё Tiranё dhe me fakultetet e njohura tё Evropёs, nё kuadrin e lidhjeve bilaterale tё universiteteve, si psh me atё tё Universitetit tё Bochum-it nё R.F. Gjermane, me atё tё Sent-Etjenit nё Francё etj. Fakulteti i Shkencave tё Edukimit ka lidhje tё kahershme dhe institucionale me Institutin e Kurrikulave dhe tё Trajnimit tё mёsuesve nё Tiranё, etj.


Programi i Doktoraturёs nё fushёn e pedagogjisё  nё FSHE

q    Fokusi i studimeve tё  Ciklit tё Tretё nё pedagogji ёshtё kёrkimi shkencor, i cili ofrohet nё atё masё sa kёrkohet edhe nё praktikё. Grada shkencore e doktorit synon tё pёrgatisё specialistin e pedagogjisё qё tё funksionojё nё mёnyrё tё pavarur si kёrkues shkencor, si supervisor, si praktikant tё avancuar dhe si edukator.

q    Koha e parashikuar pёr ndjekjen e nje program doktorature nё fushёn e pedadogjisё ёshtё menduar tё ndihmojё qё studenti doktoral tё zotrojё njohuritё, aftёsitё pёr tё kёrkuar dhe shkathtёsitё qё kёrkon puna pedagogjike shkollore dhe procesi i edukimit pёrtej saj.
q    Programi i studimeve tё doktoraturёs ёshtё ndёrtuar nё varёsi tё faktit se, ku do tё punёsohet doktori i ardhshёm i shkencave pedagogjike? A do tё jetё ai punonjёs shkencor, drejtues arsimi, punonjёs pedagogjik, supervisor, etj.?
q    Studimet e doktoraturёs janё konceptuar si studime terminale, si stacioni i fundit i programuar i karrierёs sё njohur nё fushёn e pedagogjisё. Nё pёrfundim tё kёtyre studimeve doktori i shkencave pedagogjike mund tё punojё si i pavarur ose mund te supervizojё a tё drejtojё specialistё tё tjerё tё edukimit.
q    Misioni i programit tё studimeve tё doktoraturёs ёshtё t’i pёrgatisё studentёt tё pёrparojnё çёshtjet e procesit tё edukimit tё brezit tё ri me qёllimin e zhvillimit sa mё tё plotё tё aftёsive e mundёsive tё tyre personale pёr progres pёrmes luajtjes prej tyre tё njё roli tё shёnuar nё kёrkimin shkencor dhe nё trajnimet.
q    Studimet e doktoraturёs nё pedagogji mund tё realizohen nё fushat e mёposhtёme:
1.    Problemet bashkёkohore tё pedagogjisё nё pёrgjithёsi dhe asaj tё aplikuar nё veçanti;
2.    Bazave tё sotme teorike dhe praktikave bashkёkohore tё tё mёsuarit;
3.    Problemet e kurrikulave nё arsimin parauniversitar;
4.    Probleme tё metodologjive tё tё mёsuarit nё disiplina e lёndё tё veçanta ose tё grup-lёndёve nё cikle, lloje e kategori tё ndryshme shkollash tё arsimit parauniversitar;
5.    Problematika tё sjelljes sё mёsuesit, nxёnёsit, drejtuesit dhe inspektorit nё procesin mёsimor;
6.    Dimesionet sociale tё arsimit tё kohёs sonё: gjithёpёrfshirja e grupeve tё posaçme;
7.    Aplikime tё reja pёr pёrmirёsimin e cilёsisё sё tё mёsuarit;
q    Studentёt doktoralё munden tё zgjedhin njё tezё tё inkuadrueshme nё njёrёn nga nёnfushat e mёsipёrme ose njё tezё e cila integron disa nga nёnfushat e mёsipёrme.
q    Studentёt e regjistruar nё programin e doktoraturёs nё pedagogji do tё mёsojnё tё:
1.    Zotёrojnё njё kapacitet pёr t’u pёrfshirё nё kёrkim shkencor tё pavarur, nё drejtimin e kёrkimit shkencor dhe nё vlerёsimin e kёrkimit shkencor pёr pёrmirёsimin e kёndvёshtrimeve pedagogjike dhe tё praktikёs sё edukimit;
2.    Zotёrojnё kёndvёshtrime pedagogjike moderne qё i kontribuojnё lulёzimit tё aftёsive dhe tё kapaciteteve pёr progres arsimor e zhvillim personal;
3.    Zotёrojnё aftёsi pёr tё luajtur rol drejtues nё pёrhapjen e dijes pedagogjike pёrmes mёsimdhenies dhe trajnimeve.



Informacion per komunikimin me personelin akademik me grada e tituj shkencorё nё FSHE


 
Personeli akademik    Titulli akademik    Telefon    Fax    e-mail       
Vilson Kuri    Prof. Dr.    O692071088    042235754     This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it        
Kozma Grillo    Prof. Dr.    0692332962         This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it        
Fatbardha Gjini    Prof. Dr.    0692838502         This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it        
Adrian Papajani    Prof.As. Dr    0672762698         This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it        
Piro Lazi    Prof.As. Dr    0682058277         This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it        
Johana Myftiu    Dr    0692446660         This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it        
Valentina Haxhiymeri    Dr    0692071691         This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it        
Lindita Ibrahimi    Dr    0692071594         This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it        
Pranvera Gjoci    Dr    0692653622         This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it        
Xhevdet Zeka    Dr    0692034259    048202826     This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it        
Florinda Kristo    Dr.    0692051375         This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it        
Shpёtim Çaushi    Dr.    0692054989         This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it        
Yllka Myftiu    Dr.    0682033217         This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it     













III.  SYNIMI STRATEGJIK I FSHE-sw


            Objektivat madhore për përmirësimin e sistemit të të mësuarit në Fakultetin e Shkencave tё Edukimit janë:
-    Cilësia
-    Efektshmëria
-    Barazia e mundësive
-    Masiviteti (dmth arsim i lartë për këdo që kërkon të shkollohet)
-    Përshtatshmëria ndaj kërkesave për ndryshim nga brenda  sistemit tonë të lartë arsimor dhe sistemit të lartë arsimor jashtë vendit
             Synimi strategjik i përmirësimit  është ngritja e një sistemi të mësuari universitar që të jetë i fokusuar në rezultatet e të nxënit. Kjo do të arrihet shkallë shkallë, sepse në fund të fundit studentët tanë janë në një masë të caktuar produkt i një cilësie të arsimit parauniversitar, pra, kjo do të thotë thotë që të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar të jenë fokusuar nga cilësia e të nxënit.
Realizimi i synimit strategjik do tё arrihet nёpёrmjet shqyrtimit dhe zgjidhjes tё tri çështje themelore:
-    Ngritja e një sistemi të plotë të kontrollit të cilësisë
-    Shpërndarja e përgjegjësive në çdo nivel institucioni universitar dhe  pedagogu  për çdo vit shkollimi.
-    Ngritja e mekanizmave të përgjegjshmërisë

               Realizimi dhe kontrolli i cilësisë
 
    Infrastruktura e kontrollit të cilësisë përbëhet nga tri hallka të pazëvendësueshme dhe që pasojnë logjikisht njera-tjetrën. Ato janë:
-    Sistemi i plotë i standardeve
-    Sistemi i monitorimit dhe i vlerësimit
-    Grumbullimi i të dhënave dhe shpërndarja e statistikave.

      Pёr realizimin e kontrollit tё cilёsisё FSHE ka institucionalizur:
 
·    Vendosjen e një sistemi të plotë të standardeve në çdo degë e grup disiplinash lëndore universitare. Hapi i parë themelor që po kryhet nё FSHE ,në kuadrin e njohjes së universiteteve në botë dhe si pjesë e Marrëveshjes së Bolonjës, është ngritja e një sistemi mësimor universitar, që të funksionojë në bazë të standarteve. Si rregull, në realizimin e standarteve të përmbajtjes dhe të vlerësimit, janё marrё parasysh dega që studiohet me disiplinat përkatëse me fleksibilitete të tilla që të kombinohen dy parimet themelore të funksionimit të sistemit arsimor universitar, parimi i shanseve për të gjithë, me parimin e të drejtës për të qenë ndryshe. Zbatimi i këtyre dy parimeve jep mundësi që studentit të FSHE tё Universitetit të Elbasanit t`i njihet kursi i studimit në të gjitha universitetet shqiptare e ato evropiane, që ai të ketë mundësi të ndjekjes së kurseve të tjera të mbetura në çdo universitet tjetër shqiptar e evropian.
·    Që sistemi arsimor të funksionojë i fokusuar në rezultatet e të nxënit, parësore në sistemin e standardeve tё FSHE-sё janë  standardet e outputeve. Në thelb tërësia e tyre nuk është veçse përkufizimi i cilësisë në arsim. Përcaktimi i standarteve të përmbajtjes për kurrikulën dhe i standarteve të arritjeve për vlerësimin janë elementët themelorë për përsosjen e kurrikulave dhe, njëherazi,  pikënisje e shëndoshë për decentralizimin e saj.  Vetëm në bazë të standardeve të outputit janё hartuar  standardet e inputit, dmth janё pёrcaktuar nё çdo program tërësia e mjeteve për të arritur cilësinë e parashikuar të të nxënit.
·    Standardet e inputit nё programet e FSHE-sё janё ndarё në standarde të infrastrukturës, të organizimit, të mësimit dhe të burimeve njerëzore. Lista e standardeve minimale për infrastrukturën dhe organizimin e mësimit  shoqёrohet me standarte më të detajuara për godinën shkollore, orenditë, mjetet mësimore, normat e tyre të konsumit etj.  Kurse standardet për burimet njerëzore (pesoneli mësimor dhe jo mësimor) ёshtё pasqyruar nёpёrmjet përshkrimit tё qartë të punës, kriteret e punësimit, të emërimit, promovimit, transferimit e largimit të pedagogëve, të drejtuesve të seksioneve, departamenteve e dekanateve, personelit të administratës publike në të gjitha nivelet etj.

·    Sistemi i monitorimit dhe i vlerësimit në FSHE funksionon në realizimin e tërësisë sё standardeve. Misioni i tij është të japë një pasqyrë të besueshme se si sistemi arsimor universitar nё kёtё fakultet vepron në praktikë, në nivel kombëtar, universiteti, fakulteti, departamenti, grupi mёsimor-kёrkimor, pedagogësh e studentësh, duke fokusuar në radhë të parë cilësinë e të nxënit.
·    Përmirësimi i këtij sistemi monitorimi e vlerësimi ёshtё prioriteti i tё gjitha strukturave mёsimore-kёrkimore tё FSHE-sё, sepse nёpёrmjet kёtij pёrmirёsimi do të mundësohet krahasimin objektiv i cilësisë në viteve të ndryshme. Ai do të mundësojë, gjithashtu, shqyrtimin e shkallës së përmbushjes të standardeve të inputit ndërmjet fakulteteve analoge në zona të ndryshme të vendit (edhe e atyre të huaja), si dhe gjatë viteve të ndryshme të shkollimit
·    Pikënisje e FSHE tё UE-sё pёr reformimin e këtij sistemi është një marrëveshje për sistemin e treguesve që do të përdoren në mënyrë që të kemi një statistikë të besueshme, koherente dhe të mjaftueshme. Për këtë është e domosdoshme që sistemi i monitorimit dhe i vlerësimit të zhvillohet njësoj në të gjitha fakultetet dhe universitetet dhe të jetë i ngjashën me ato evropiane e botërore, i cili të jetë në gjendje të kombinojë këto tipe vlerësimi:
-    Provimet e formimit ose tezёn e diplomёs, që lidhen me diplomën që merr në fund studenti.
-    Vlerësimin e moduleve që zgjedh pedagogu për lëndët kryesore.
-    Vlerësimit kryesisht me teste për arritjet lëndore, por jo vetëm përmes testeve.
-    Vlerësimit diagnostik dhe formativ në bazë grupi e kursi.
·    Korrektësia e këtyre provimeve e shoqëruar doemos me publikimin çdo vit të rezultateve në nivel fakulteti e universiteti të dërguara në komuna, bashki e qarqe, ku banojnë studentët, do të gjeneronte një reaksion zinxhir reagimesh sidomos nga prindët, opinioni publik dhe media rreth shpërndarjes së përgjegjësive dhe kapaciteteve profesionale për t`i përmbushur ato në të gjithë hierarkinë e sistemit arsimor.
·    Sistemi i monitorimit dhe i vlerësimit do të jetë efektiv nё rast se pasohet nga hallka pasuese: shpërndarjen e informacionit statistikor në dispozicion të sa më shumë njerëzve, dmth siguruesve, konsumuesve dhe përdoruesve të shërbimeve në arsim, e cila do të thotë jo vetëm politikanëve dhe vendim-marrësve, por edhe shkollave, komunitetit lokal nga vijnë studentët, si dhe opinionit profesional e publik në përgjithësi.
·    Pёr realizimin e shpёrndarjes sё indormacionit FSHE punon pёr botimin e anualeve universitare me statistika të plota, por edhe me planet, të hartuara me objektiva të matshme e të kontrollueshme, me statistikat e realizimit të tyre. Nёpёrmjet  transparencёs sё informacionit mundësohet aktivizimi e gjykimit politik, profesional dhe publik dhe saktësimi i përgjegjësive për cilësinë e shërbimit të arsimit në universitet.

·    Ngritja e mekanizmave të kontrollit të cilësisë është kusht i domosdoshëm i sigurimit të cilësisë, por nuk është i mjaftueshëm. Rishpërndarja e përgjegjësive sipas niveleve dhe saktësimi i tyre sipas niveleve, në mënyrë që secili nivel të ketë hapsirë vendim-marrëse në përgjithësi e në veçanti për cilësinë e outputit, përbën një ndër elementët themelore të përmirësimit të të mësuarit në kёtё fakultet.





IV.  DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E FAKULTETIT TË SHKENCAVE TЁ EDUKIMIT
PËR ZBATIMIN E KODIT TË ETIKËS



Kodi etik në Fakultetin e Shkencave tё Edukimit ka në themel parimet e parashikuara në Kushtetutën e RSH-së, në ligjin “Për shërbimin civil”, në “Kodin e Punës” si dhe në ato të përcaktuar në ligjin “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Këto parime konsistojnë:

-    Profesionalizmin në kryerjen e detyrës;
-    Transparencën në veprimet e administratës dhe e të zgjedhurve;
-    Shërbimi ndaj studentëve, komunitetit dhe grupeve të tjera shoqërore që kanë lidhje me universitetin ose shkollën e lartë;
-    Mirësjellja dhe korrektësia e komunikimin me ta;
-    Përgjegjësia në zbatimin e legjislacionit në fuqi;
-    Shmangien e konfliktit të interesave;
-    E drejta e informimit për të gjithë të interesuarit;
-    Ndershmëria dhe objektiviteti në kryerjen e detyrave;
-    Ndalimi i mitmarrjeve;
-    Raportimi i shkeljeve;
-    Zbatimi i kodit.

Parimet bazë të etikës në të cilat mbështetet veprimtaria mësimore e shkencore e Fakultetit tё Shkencave tё Edukimit (nё vijim FSHE) janë:

1.    Vlerat individuale morale.
Punonjësit akademikë dhe të administratës në FSHE duhet të eleminojnë në jetën e tyre private sjelljet që kanë ndikim negativ në imazhin e tyre të krijuar në shoqëri, ose që lëkundin besimin e studentëve dhe të komunitetit ndaj universitetit, që udhëhiqet nga profesionalizmi dhe ligji.

2.    Mirësjellja.  
Personeli akademik dhe i administratës duhet të sillet në përputhje me parimin e etikës dhe brenda njohurive të tyre t`i përgjigjen studentëve të universitetit dhe anëtarëve të komuniteteve me saktësi, qartësi dhe kulturë për çdo paqartësi, kërkesë apo pakënaqësi.

3.    Integriteti.  
Punonjësit e FSHE nuk duhet ta vënë vehten e tyre nën ndonjë detyrim financiar apo çdo lloji detyrimi tjetër, kundrejt individëve apo organizatave të ndryshme të komunitetit, që mund të ushtrojnë ndikim ndaj tyre gjatë zbatimit të funksioneve të tyre administrative dhe vendim-marrëse.

4.    Transarenca.  
Çdo punonjës akademik dhe i administratës, çdo përgjegjës dhe drejtues i strukturave universitare ka për detyrë t`i bëjë të ditur të gjithë të interesuarve shërbimet që kryen universiteti ose shkolla e lartë në funksion të kualifikimit të tyre, të shërbimeve të tjera që synojnë  rritjen e  nivelit të mirqënies së tyre nëpërmjet formave e mjeteve të reja të veprimtarive të ndryshme ekonomike e shoqërore.

5.    Ndershmëria.  
 Të gjithë punonjësit akademik dhe të administratës, veçanërisht drejtuesit e zgjedhur ose emëruar, duhet të karakterizohen nga ndershmëria gjatë kryerjes së veprimtarisë së tyre.

6.    Efektiviteti.  
Punonjësit akademik dhe të administratës shfrytëzojnë të gjitha aftësitë e tyre për kryerjen e detyrave shtetërore dhe e përdorin kohën e punës vetëm për kryerjen e këtyre detyrave.

7.    Barazia gjinore.  
Punonjësit e FSHE, veçanërisht drejtuesit e tij, duhet të promovojnë dhe të ruajnë parimet e barazisë gjinore në strukturat e tyre, procedurat dhe vendimet, duke marrë masa që të korrigjojnë mosbalancimet në rast se ato shfaqen.

8.    Përgjegjshmëria.
Çdo punonjës i FSHE është përgjegjës për veprimet që kryen, vendimet që merr dhe veprimet që kryen në publik.

9.    Respektimi i ligjit.  
Punonjësit e FSHE ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje më Kushtetutën e RSh-së, ligjet dhe aktet nënligjore për Arsimin e Lartë në RSH. Ata duhet të përpiqen të shmangin ato sjellje, veprime dhe mosveprime të cilat bien ndesh me ligjin dhe të parimeve të etikës.

10.    Objektiviteti.
Punonjësit e FSHE, në mënyrë të veçantë drejtuesit e saj, gjatë zbatimit të funksioneve të tyre, përfshirë këtu edhe procedurat e emërimeve, lidhjet e kontratave, propozimin e individëve të veçantë për shpërblime apo përfitime të ndryshme, duhet të veprojnë me objektivitet dhe mbi baza të paanshmërisë, pa preferenca e favorizime të individëve të caktuar.

11.    Shmangia e konfliktit të interesave.
 Punonjësit dhe drejtuesit e FSHE në bazë të ligjit për deklarimin e pasurive, duhet të bëjnë publike të ardhurat e tyre, të gjitha investimet e tyre, pasuritë e tyre të luajtëshme e të paluajtshme, në mënyrë që të parandalohen rastet e konfliktit të interesave.

12.    E drejta e informimit.  
Çdo person ka të drejtë të informohet brenda afateve të parashikuara me ligj për dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e universitetit ose shkollës së lartë dhe të çdo punonjësi të saj, përveç rasteve kur ligji e parashikon ndryshe.

13.    Ndalimi i mitmarrjes.  
Punonjësit akademikë dhe joakademikë të FSHE nuk duhet të kërkojnë dhe të pranojnë nga askush shërbime në favor të tyre, shpërblim në vlerë monetare ose sende të tjera për zbatimin e detyrës funksionale që kryen.

14.    Rritja e profesionalizmit.  
Të gjithë punonjësit e FSHE duhet të njohin aktet ligjore e nënligjore, urdhërat e rregulloret si dhe rolin dhe detyrat e hierarkisë akademike dhe administrative të zgjedhur ose të emëruar, detyrat dhe të drejtat e çdo punonjësi si dhe procesin e zgjedhjeve në universitete ose shkolla të larta.

15.    Rritja e besimit te studentët dhe te komuniteti.
Punonjësit e FSHE, veçanërisht drejtuesit e tyre, duhet të punojnë për rritjen e besimit të studentëve dhe komunitetit për mënyrën e administrimit të universitetit ose shkollës së lartë, duke vënë të gjitha forcat e aftësitë e tyre në shërbim të këtij parimi. Ata duhet të jenë të hapur e transparentë në vendim-marrjet dhe veprimet që kryejnë duke i bërë ato publike për të gjithë të interesuarit.

16.    Raportimi i shkeljeve.  
Punonjësit e FSHE duhet të raportojnë çdo rast korrupsioni dhe shkelje të rregullores e të kodit të etikës pranë Zyrës Juridike dhe të Personelit, e cila ua bën të njohur punonjësve për shkeljet e mësipërme dhe nis procedurat për marrjen e masave të nevojshme.

17.    Ndalimi i nepotizmit
Drejtuesit e FSHE nuk duhet të shfrytëzojnë postin për të abuzuar me emërimet e punonjësve të tjerë, duke caktuar në poste ose vende pune familjarët dhe të afërmit e tyre në kundërshtim me parimet e konkurimit objektiv për vendin e punës.

18.    Zbatimi i kodit të etikës.
 Kodi i Etikës në FSHE buron nga ai i universitetit të Elbasanit , i cili duhet të njihet dhe të zbatohet nga të gjithë punonjësit e tyre.


Last Updated ( Thursday, 05 November 2009 )