Fakulteti i Shkencave të Natyrës - Elbasan

Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN) si njësi kryesore e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit është formuar në vitin 1992. Degët (sot Programet e studimit) Matematikë-Fizikë dhe Biologji-Kimi janë hapur në vitet 1969-1970, me sisteme të ndryshme studimi (me dhe pa shkëputje nga puna; sistem 3-vjeçar studimi dhe më vonë pas viteve 1980 u hap sistemi 4-vjeçar).
Në vitin 1982 u hap dega 4 vjeçare ditën. Në vitin 1992 u inkuadruan në Fakultetin e Shkencave të Natyrës degët  Matematikë-Fizikë dhe Biologji-Kimi.
Këshilli i Akreditimit, mbështetur në Raportin e Vetëvlerësimit dhe Vlerësimit të Jashtëm, në vitin 2006, në rekomandimin e vet jep Akreditimin Institucional të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. 
Në vitin 2009 u hap programi i studimit bachelor në “Teknologjitë e Informacionit”.
Në vitin 2011 u hap programi i studimit bachelor në “Fizikë Kompjuterike”.
Në vitin 2011 u hap programi i studimit dyvjeçar në “Teknolog Laborant”.
Në vitin 2013 u hap programi i studimit bachelor në “Matematikë-Informatikë”.

Në vitin 2009 u hap programi i studimit Master i Shkencave në “Matematikë e Zbatuar”.
Në vitin 2009 u hap programi i studimit Master i Shkencave në “Mbrojtje Mjedisi”
Në vitin 2012 u hap programi i studimit Master professional në “Teknologjitë e Informacionit” 
Në vitin 2012 është miratuar programi i studimit Master professional në “Analist Prodhimi” 
Në vitin 2002 filloi studimi në sistemin me kohë të pjesshme.
Departamentet e Matematikës dhe të Fizikës funksionojnë prej 43 vjetësh dhe kanë përgatitur gjenerata të tëra mësuesish të matematikës dhe fizikës për shumicën e qarqeve të Shqipërisë. Vetëm në qarkun e Elbasanit studentët e dalë nga dega Matematikë-Fizikë e Elbasanit mbulojnë thuajse 95% të mësimit të matematikës e të fizikës dhe mjaft drejtues të shkollave. Ky reputacion shndërrohet në një detyrim të madh për të mbajtur lart emrin e mirë dhe pozitat e fituara në tregun arsimor tani të hapur.   
Dega Biologji-Kimi ka përgatitur për dekada mësues biologjie e kimie të një  niveli të lartë. Kjo është bërë e mundur edhe nga aktivizimi i pedagogëve shumë të përgatitur me grada e tituj shkencorë, si të brendshëm edhe të jashtëm. Bashkëpunimi shumë i mirë me Fakultetin e Shkencave të Natyrës të UT, ka dhënë kontribut shumë të rëndësishëm në konsolidimin e Degës Biologji-Kimi.

Misioni i Fakultetit të Shkencave të Natyrës sot është zhvillimi i tij në mënyrë që te jetë në lartësinë e duhur me nevojat e kërkesat e tregut të punës.


Si fakultet synojmë arritjen e rezultateve reale dhe të vlefshme në fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore, që u përgjigjen edhe programeve të ndryshme në të cilat mund të studiohet në këtë Fakultet. Vitet e fundit është bërë një punë shumë e madhe në hapjen e studimeve në Master Profesional dhe ne master të shkencave. Si objektiv ky fakultet ka hapjen e shkollës së doktoraturës në Mbrojtje Mjedisi, e cila do të plotësonte të tre nivelet e studimit universitar. 
Objektivi ynë është që të formojmë individë të aftë në mësimdhënien e lëndëve të matematikës, fizikës, biologjisë, kimisë dhe informatikës. Fakulteti ynë synon që të formojë specialistë të pajisur me njohuritë e duhura dhe me arritjet e fundit në fushën e shkencave për tregun e punës dhe në studimet e mëtejshme në institucione që ata do ta gjykojnë më të arsyeshme, brenda dhe jashtë vendit.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës është Prof. as. Dr. Peçi NAQELLARI. Ai është diplomuar në Universitetin  e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Aktualisht është personel akademik, biolog, pranë Departamentit të Biologjisë.

Zëvendësdekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës është Doktorant Elvin RADA. Ai është diplomuar në Universitetin  e Elbasanit, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Aktualisht është personel akademik, matematicien, pranë Departamentit të Matematikës.

Përgjegjës i Departamentit të Matematikës është Prof. As. Dr. Islam BRAJA

Përgjegjës i Departamentit të Fizikës është MSc./Doktorant Luan KOLA

Përgjegjës i Departamentit të Biologjisë është Prof. Dr. Ziso THOMOLLARI.

Përgjegjës i Departamentit të Kimisë është Prof. as. Dr. Frederik CANE.

Përgjegjës i Departamentit të Informatikës është Dr.-Ing. Elior VILA.

 

Këshilli i Fakultetit

Këshilli i Fakultetit të Shkencave të Natyrës është i përbërë prej stafit akademik, stafit joakademik dhe studentëve si më poshtë:

  1. Peçi NAQELLARI, kryetar
  2. Elvin RADA, anëtar
  3. Ziso THOMOLLARI, anëtar
  4. Islam BRAJA, anëtar
  5. Frederik CANE, anëtar
  6. Elior VILA, anëtar
  7. Luan KOLA, anëtar
  8. Arefi CAKE, anëtar
  9. Nikolin GEGA, anëtar
  10. Drita ÇEREPI, anëtare

Personeli akademik i Fakultetit përbëhet një staf i kualifikuar me grada dhe tituj (rreth 70%), ku përmendim 4 profesorë, 15 profesorë të asociuar, 10 doktorë shkencash e docentë, pjesa tjetër doktorante ose Master i Shkencave dhe në vijim të mëtejshëm kualifikimi. Stafi mësimdhënës i brendshëm mbulon pjesën më të madhe të mësimdhënies në programet e Fakultetit tonë. 
Pedagogët e ftuar pranë Departamenteve tona janë pothuajse të gjithë profesorë dhe japin kryesisht lëndë në ciklin e dytë. 
Stafi akademik i Fakultetit tonë në misionin e mësimdhënies shoqërohet nga një staf mbështetës në lartësinë e detyrave të kërkuara..

Administrata e Fakultetit të Shkencave të Natyrës është e përbërë nga sekretaria mësimore e Fakultetit.

Kryesekretare             Drita Çerepi
Sekretare                  ---