Informacione

Fakulteti i Shkencave të Natyrës, njoftim për personale akademik me kohë të pjessëshme

Departamenti i Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” për nevojat e tij për mbulim të ngarkesës mësimore për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019, kërkon (1-një) personel akademik me kohë të pjesshme:

Kriteret për konkurrim janë:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca inxhinieri elektrike. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MASR.
  • Të këtë përfunduar studimet Ba dhe Master i Shkencave apo (ekuivalente me të) në profilin Inxhinieri elektrike nw fushën e Automatikës ose të përafërt me të me notë mesatare mbi 8.5.
  • Te këtë përvojë dhe i angazhuar aktualisht në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
  • Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
  • Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse (grada, titulli është përparësi)..
  • Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).
  • C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.
  • Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).
  • Provime, mikroteza etj.
  • Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).
  • Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.
  • Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.
  • Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.
  • Raport mjeko-ligjor.
  • Vërtetim lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.

Dokumentacioni i kërkuar mund të dorëzohet në rrugë postare ose zarf të mbyllur në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore Protokoll, Arkiv nga data 15.02.2019 deri 26.02.2019.

Adresa postare:

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”,

Rruga “Ismail Zyma”,

Elbasan

Shënim:Formularët për plotësim gjenden në adresën

www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave te natyres/njoftime