Artikuj

Programet e Studimit

FSHH, në vitin akademik 2013-2014, ofron për studentët e tij 23 programe studimi, nga këto 14 programe Bachelor (dy prej të cilave me kohë të pjesshme) dhe 8 programe studimi të nivelit të dytë dhe një program studimi në doktoratë. Më poshtë është lista e programeve sipas departamenteve:
A. nga departamenti i gjuhësisë
1. programi i studimit “Bachelor në gjuhë-letërsi”;
2. programi i studimit “Bachelor në gjuhë shqipe dhe frënge”
3. programi i studimit “Bachelor në gjuhë shqipe dhe rome”
4. cikli i dytë i studimeve, programi “Master profesional në redaktim”;
5. cikli i dytë i studimeve, programi “Master i shkencave në gjuhësi”
6. “Bachelor në gjuhë – letërsi”, me kohë të pjesshme
7. Cikli i tretë i studimeve, “Doktoratë në albanologji”, profili gjuhësi

B. nga departamenti i letërsisë dhe gazetarisë:
1. programi i studimit “Bachelor në gazetari”;
2. programi i studimit “Bachelor në gazetari dhe gjuhë angleze”;
3. cikli i dytë i studimeve, programi “Master profesional në gazetar reporter”;
4. cikli i dytë i studimeve, programi “Master profesional në gazetari sportive”;
5. cikli i dytë i studimeve, programi “Master i shkencave në letërsi”;

 

C. në departamentin histori-gjeografi:
1. programi i studimit “Bachelor në histori-gjeografi”;
2. programi i studimit “Bachelor në histori dhe gjuhë gjermane”
3. programi i studimit “Bachelor në gjeografi dhe gjuhë italiane”
4. cikli i dytë i studimeve, programi “Master i shkencave në trashëgimi kulturore”;
5. cikli i dytë i studimeve, programi “Master i shkencave në studime historike”;
6. cikli i dytë i studimeve, programi “Master i shkencave në studime gjeografike”;
7. “Bachelor në histori – gjeografi”, me kohë të pjesshme
8. Cikli i tretë i studimeve, “Doktoratë në albanologji”, profili histori

D. në departamentin e gjuhëve angleze dhe gjermane
1. cikli i parë i studimeve, programi i studimit “Bachelor në anglisht”
2. cikli i parë i studimeve, programi i studimit “Bachelor në gjermanisht”

E. në departamentin e gjuhëve frënge dhe italiane
1. cikli i parë i studimeve, programi i studimit “Bachelor në frëngjisht”
2. cikli i parë i studimeve, programi i studimit “Bachelor në italisht”

Bachelor në gjuhë-letërsi
Programi synon të japë njohuritë bazë për gjuhën shqipe dhe shkencën e gjuhësisë, si dhe për historinë e letërsisë (shqiptare dhe botërore) dhe shkencës për letërsinë. Gjithashtu do të jepen njohuri plotësuese për ato fusha që ndihmojnë dhe japin mundësi zhvillimi të mëtejshme, në drejtime të tjera studimi ngushtësisht të lidhura me natyrën e gjuhës dhe letërsisë.
Studenti do të jetë i gatshëm për të ndjekur programet e studimit për mësues të ardhshëm të gjuhës shqipe dhe letërsisë për shkollat parauniversitare dhe programet e studimit që lidhen me veprimtarinë e mëtejshme në kërkimin shkencor (ciklet e dyta të studimit), në fusha të gjuhësisë, letërsisë, marrëdhënieve me publikun, trashëgimisë kulturore etj.
Gjithashtu programi do të shërbejë për të ndihmuar studentët që njohuritë e tyre t’i zbatojnë në disiplina të tjetra, si: gazetari, redaktori dhe punonjës i trashëgimisë kulturore.

Bachelor në gjuhë shqipe dhe frënge
Programi synon të japë njohuritë bazë të nivelit universitar për gjuhën shqipe, gjuhën frënge dhe shkencën e gjuhësisë, si dhe për historinë e letërsisë (shqiptare dhe botërore, veçanërisht frënge) dhe shkencës për letërsinë. Gjithashtu do të jepen njohuri plotësuese për ato fusha që ndihmojnë dhe japin mundësi zhvillimi të mëtejshme, në drejtime të tjera studimi ngushtësisht të lidhura me natyrën e gjuhës dhe letërsisë, në të dyja gjuhët.
Studenti do të jetë i gatshëm për të ndjekur programet e studimit (me kredite plotësuese) për mësues të ardhshëm të gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe të gjuhës frënge për shkollat parauniversitare dhe programet e studimit që lidhen me veprimtarinë e mëtejshme në kërkimin shkencor (ciklet e dyta të studimit), në fusha të gjuhësisë, letërsisë, marrëdhënieve me publikun, trashëgimisë kulturore etj.
Gjithashtu programi do të shërbejë për të ndihmuar studentët që njohuritë e tyre t’i zbatojnë në disiplina të tjetra, si: gazetari, redaktori, përkthyes dhe punonjës i trashëgimisë kulturore.

“Bachelor në gjuhë shqipe dhe rome”
Programi synon të japë njohuritë bazë të nivelit universitar për gjuhën shqipe, gjuhën rome dhe shkencën e gjuhësisë, si dhe për historinë e letërsisë (shqiptare, botërore dhe atë rome), shkencës për letërsinë dhe kulturën e veçantë rome. Gjithashtu do të jepen njohuri plotësuese për ato fusha që ndihmojnë dhe japin mundësi zhvillimi të mëtejshme, në drejtime të tjera studimi ngushtësisht të lidhura me natyrën e gjuhës dhe letërsisë, në të dyja gjuhët.
Programi synon posaçërisht njohjen, studimin dhe evidentimin e komunitetit rom në këto aspekte: origjina, prejardhja historike, përhapja, zhvillimi etnokulturor në faza të ndryshme të zhvillimit të këtij komuniteti.
Vetëm kohët e fundit studiues shqiptarë, si dhe individë brenda komunitetit rom, kanë marrë nismën për të punuar në drejtim të njohjes dhe promovimit kulturor të komunitetit rom. Kjo ka bërë që të evidentohet ekzistenca e këtij komuniteti me shtrirjen, problemet, ecurinë e tij në vend dhe integrimin e këtij komuniteti në shoqërinë shqiptare si pjesë përbërëse e tij, me të drejtat, detyrimet dhe vlerësimet përkatëse për atë çka janë dhe përfaqësojnë. Rëndësia e gjithë kësaj ecurie qëndron në faktin e zbulimit të vlerave historike-gjuhësorë-tradicionale-kulturore të këtij komuniteti në Shqipëri si dhe përshtatjen në mjedisin shqiptar. Këtij qëllimi i shërben ky program studimi i ciklit të parë universitar.

 

Master profesional në redaktori
Programi i studimit “Master i Nivelit të Parë” për kursin Redaktori synon të përgatisë redaktorë të gjuhës shqipe dhe të letërsisë. Programi parashikon formimin e redaktorit me njohuri nga fushat e gjuhës shqipe dhe të letërsisë, me njohuri nga fusha e kulturës së gjuhës dhe përdorimit të drejtë të shqipes së shkruar për të gjitha nivelet dhe format e përdorimit të saj.
Në kushtet e mundësitë e sotme të përdorimit të gjuhës shqipe, me mundësitë e mëdha të komunikimit që ofrojnë teknikat dhe mjetet moderne, forcimi i figurës së redaktorit merr rëndësi të dorës së parë.
Master i shkencave në gjuhësi
Programi synon të përgatisë specialistë të nivelit të lartë dhe të qëndrueshëm në shkencat e gjuhës, i cili mund të zbatojë njohuritë e tij si mësues i kualifikuar i gjuhës (në shkollat e mesme), si kërkues në terren në fushë të gjuhësisë, specialist për përmirësimin e nivelit të aftësive gjuhësore të nxënësve, si mësues i gjuhës shqipe për të huaj, punonjës në të gjitha profesionet që lidhen me komunikimin, në të gjitha profesionet e lidhura me përmirësimin e probleme në mësimin e gjuhës.
Njëkohësisht ky program i këtij niveli studimi (DND) u krijon ndjekësve të tij mundësinë e një specializimi më të mëtejshëm në disiplina më të ngushta, si didaktikë e gjuhës, industri e gjuhës, mjeshtri në multimedie dhe shtypshkrim, komunikim, politika gjuhësore, shkenca sociale, shkenca të edukimit etj).

“Doktoratë në albanologji”, profili gjuhësi
Programi i studimit “Doktor” në fushën e shkencave albanologjike synon të jetë një kurs studimi elitar. Në përputhje me këtë synim pranohen kandidatë që kanë arritur rezultate të larta në studimet universitare në të gjitha nivelet në degët e shkencave humane, si: histori-gjeografi, histori, gjeografi, gjuhë e letërsi, gjuhë të huaja dhe që kanë tregues premtues për studime të nivelit të tretë më të lartë, studimeve për doktoratë.
Fokusi i studimeve të ciklit të tretë është kërkimi shkencor, i cili ofrohet në atë masë sa kërkohet edhe në praktikë. Grada shkencore “doktor” synon të përgatisë pedagogun që të funksionojë në mënyrë të pavarur si kërkues shkencor, si drejtues i kërkimit shkencor.
Misioni i studimeve të doktoratës në fushën e shkencave albanologjike synon:

  1. Të përgatisë specialistë të shkencave albanologjike të përgatitur me standardet më të larta teorike e praktike të mundshme për Shqipërinë.
  2. Të mbështesë kultivimin e vlerave të të mësuarit evropian në Shqipëri.
  3. Të ndihmojë shoqërinë shqiptare në procesin e integrimit evropian.

Në profilin “gjuhësi” fushat themelore të kërkimit lidhen me: Gramatika transformuese e gjenerative në fushë të shqipe, Gramatika e varësisë në fushë të shqipes, Gjuhësia e mediave dhe studime të gjuhës së mediave në fushë të shqipes, Gramatikë e gjuhës së folur në fushë të shqipes, Dialektologji e gjuhës shqipe, Sociolinguistikë, Etnolinguistikë, analiza të ligjërimit në fushë të shqipes, politika gjuhësore, ekologjia gjuhësore në fushë të shqipes etj.

 

 

Bachelor në gazetari
Programi i studimit synon të japë njohuritë bazë të nivelit universitar për fushën e komunikimit mediatik, gazetarisë, njohje me mediat dhe si funksionojnë ato, veçanërisht median e shkruar, atë audiovizive dhe online. Programi i studimit synon edhe përgatitjen profesionale të studentëve si gazetarë të ardhshëm në shkrim dhe raportim lajmi në media të tipave të ndryshëm.
Programi parashikon edhe formimin e studentit në disa sfera të jetës shoqërore, si histori, gjuhë, letërsi, politikë, art, kulturë e sport.
Gjithashtu programi do të shërbejë për të ndihmuar studentët që njohuritë e tyre t’i zbatojnë në disiplina të tjetra, si: redaktori, punonjës i trashëgimisë kulturore, i marrëdhënieve me publikun etj.
Studenti do të jetë i gatshëm për të ndjekur programet e studimit për gazetarinë profesionale dhe (me kredite plotësuese) programet e studimit që lidhen me veprimtarinë e mëtejshme në kërkimin shkencor (ciklet e dyta të studimit), në fusha të gjuhësisë, marrëdhënieve me publikun, trashëgimisë kulturore etj.
Bachelor në gazetari dhe gjuhë angleze
Programi synon të japë njohuritë bazë të nivelit universitar për gazetarinë, median dhe komunikimin masiv, ashtu si edhe për gjuhën, letërsinë dhe kulturën angleze e amerikane. Gjithashtu do të jepen njohuri plotësuese dhe integruese të domosdoshme për vijimin në ciklet e tjera të studimit në ato drejtime që japin mundësi zhvillimi të mëtejshëm në fushën e gazetarisë, si dhe në atë të gjuhës angleze.
Programi ka një raport të drejtë ndërmjet bllokut të lëndëve të fushës së gazetarisë si dhe të gjuhës e kulturës angleze; një raport të drejtë ndërmjet lëndëve bazë dhe atyre ndihmëse; ndërmjet leksioneve e seminareve; detyrave të kursit dhe praktikave kërkimore. Programi jep njohuri në elemente të teorisë së medias dhe praktikës së saj, të retorikës dhe kompozicionit, të shkrimit, të audiencës dhe efekteve të medias, shkrimit të mediave në gjuhën angleze, njohuri për radion dhe televizionin si masmedia, njohuri në kompjuterit dhe mediave në fushën e dizajnit grafik etj. Ndërsa, lidhur me  njohuritë në gjuhën dhe kulturën angleze studentët do të marrin njohuri për gjuhën angleze, gramatikën angleze, për historinë dhe qytetërimin britanik e amerikan, për letërsinë britanike dhe atë amerikane, njohuri mbi leksikun e anglishtes, aftësim në përkthim dhe interpretim etj.
Studenti do të jetë i gatshëm për të ndjekur pa provime plotësuese programet e studimit në master profesional për mësues të gjuhës angleze dhe me disa provime plotësuese programet e studimit në master i shkencave në trashëgimi kulturore, gjuhësi, anglistikë etj.
Gjithashtu programi do të shërbejë për të ndihmuar studentët që njohuritë e tyre t’i zbatojnë edhe në fusha të tjera, si p.sh.: marrëdhënie me publikun, përkthyes dhe punonjës i trashëgimisë kulturore, punonjës i agjencive turistike etj.

Master profesional në gazetar reporter
Programi i studimit “Master profesional në gazetar reporter” synon përgatitjen profesionale të studentëve në shkrim dhe raportim lajmi në median e shkruar, audiovizive dhe online. Programi parashikon formimin e gazetarit në disa sfera të jetës shoqërore, si ekonomi, politikë, art, kulturë e sport. Në përfundim të studimeve pritet të ketë përgatitjen e duhur për të konkurruar në pozicionet e reporterit dhe pozicionet te tjera të këtij niveli në organizatat e medias së shkruar (gazeta, revista), audiovizive (televizione dhe radio), reporterit për agjencitë ndërkombëtare dhe kombëtare të lajmeve, si edhe të mund të punojë në profesion të lirë.
Kursi synon të pajisë studentët me aftësinë për: mbledhje informacioni me interes mediatik dhe publik, studim dhe njohje e bazave të të dhënave publike, shkrim dhe raportim lajmi duke respektuar afatet kohore shumë të ngushta të punës në media, përgatitje e materialit në formë multimediale, aftësim në multimedial, aftësim në paraqitjen përfundimtare të produktit për kamera, për shtypin e shkruar dhe për ueb.
Në përfundim të studimeve kandidati pritet të ketë përgatitjen e duhur për të konkurruar në pozicionet e reporterit dhe pozicionet te tjera të këtij niveli në organizatat e medias së shkruar (gazeta, revista), audiovizive (televizione dhe radio), reporterit për agjencitë ndërkombëtare dhe kombëtare të lajmeve, si edhe të mund të punojë  si gazetar në profesion të lirë.

Master profesional në gazetari sportive
Programi i studimit “Master profesionale në gazetari sportive” synon përgatitjen profesionale të studenteve në shkrim dhe raportim lajmi në median e shkruar, audiovizive dhe online në fushën e sportit. Programi parashikon formimin e gazetarit në sferën shumë specifike të njohurive në fushën e sportit dhe të raportimit për mediat e ndryshme, gjë që në realitetin e sotëm të praktikës profesionale është bërë shumë e dallueshme nga raportimi në fushat e tjera. Në përfundim të studimeve pritet të ketë përgatitjen e duhur për të konkurruar në pozicionet e reporterit dhe pozicionet te tjera të këtij niveli në organizatat e medias së shkruar (gazeta, revista), audiovizive (televizione dhe radio), reporterit për agjencitë ndërkombëtare dhe kombëtare të lajmeve, si edhe të mund të punojë në profesion të lirë në fushën e raportimit dhe të shkrimit mbi ngjarjet sportive.
Kursi synon të pajisë studentët me aftësinë për: mbledhje informacioni me interes mediatik dhe publik në fushën e aktualitetit sportiv dhe historisë së sporteve, studim dhe njohje e bazave të të dhënave publike, shkrim dhe raportim të lajmit sportiv, duke respektuar afatet kohore shumë të ngushta të punës në media, përgatitje e materialit në formë multimediale, aftësim në multimedial, aftësim në paraqitjen përfundimtare të produktit për kamera, për shtypin e shkruar dhe për ueb.
Në përfundim të studimeve kandidati pritet të ketë përgatitjen e duhur për të konkurruar në pozicionet e reporterit dhe pozicionet te tjera të këtij niveli në organizatat e medias së shkruar (gazeta, revista), audiovizive (televizione dhe radio), reporterit për agjencitë ndërkombëtare dhe kombëtare të lajmeve, si edhe të mund të punojë  si gazetar në profesion të lirë.

Master i shkencave në letërsi
Programi synon të përgatisë specialistë të nivelit të lartë dhe të qëndrueshëm në shkencat e letërsisë, i cili mund të zbatojë njohuritë e tij, më së pari, si kërkues në fushë të letërsisë, si mësues i kualifikuar i letërsisë (në shkollat e mesme), specialist për kritikën letrare dhe në mediat e shkruara apo televizive, punonjës në të gjitha profesionet që lidhen me komunikimin.
Njëkohësisht ky program i këtij niveli studimi (master) u krijon ndjekësve të tij mundësinë e një specializimi më të mëtejshëm ciklin e tretë të studimit, në doktoratë, në disiplina që lidhen me kërkime në fushën e krijimtarisë letrare folklorike ose të kultivuar, madje edhe në kërkime që lidhen me trashëgiminë kulturore ose fusha të albanologjisë që lidhen me krijimtarinë letrare etj.
Për të arritur këto qëllime, programi është konceptuar dhe organizuar:
1.   Grup lëndësh që privilegjojnë qasjen ndaj tekstit: Semiotika e tekstit poetik; Teknikat narrative të romanit modern; Estetikë dhe histori e shijes.
2.   Grup lëndësh që thellojnë njohjen diakronike të fenomeneve letrare shqiptare, në të gjitha arealet e kultivimit të shqipes dhe metodave të studimit të tyre: Histori e kritikës letrare shqiptare; Histori e filologjisë së letërsisë shqiptare; Histori e rrymave në letërsinë shqiptare; Letërsia dhe ideologjia: Histori e periudhës se Luftës së Ftohtë dhe Letërsia shqipe dhe realizmi socialist; Letërsia shqipe pas ‘90; Letërsia dygjuhëshe e diasporës;
3.   Grup lëndësh me studim të thelluar në fushat kryesore të formimit bazë: Poetika letrare; Histori e letërsisë; Letërsi e krahasuar, ku studentët do të përftojnë dhe mjetet përkatëse të kërkimit të thelluar shkencor;
4.   Lëndë që plotësojnë kuadrin e përgjithshëm të formimit të studentit ne arealin shqiptar të kontekstualizuar nga pikëpamja kulturore.
Programi ka një raport të drejtë ndërmjet disiplinave teorike e zbatimeve praktike të tyre. Kështu programi do të sigurojë një formim të plotë të specialistit, në mënyrë të tillë që specialistët e përgatitur nga programi i këtij niveli studimi (master) të jenë të aftë të përshtaten shpejt në fushat më të rëndësishme të përfshirjes së tyre në grupe kërkimore, në institucione kërkimore-shkencore, si dhe në subjekte të tjera publike e jopublike që kanë nevojë për specialistë të letërsisë.
Mundësitë për punësim të të diplomuarve janë të siguruara, së pari, nga cilësia e lartë e studentëve që do të regjistrohen në këto programe, së dyti, nga cilësia e lartë që arrihet në përgatitjen e këtyre studentëve të programit të këtij niveli dhe, së treti, nga nevojat që ka tregu i punës për specialist të letërsisë dhe njëkohësisht të mundësive të mëtejshme të kualifikimit që krijon ky program studimi për studime të thelluara në doktorata në albanologji dhe shkencat humane. Këta të diplomuar mund të thithen si specialistë në institucione kërkimore-shkencore, në shtëpi botuese, radio e televizione, në shkolla publike e private të specializuara ose jo, si specialistë komunikimi në shumë fusha, si dhe në çdo institucion tjetër që lidhet me vlerat e specialistit të letërsisë.

 

 

Bachelor në histori-gjeografi
Programi synon të japë njohuritë bazë për historinë, studimin e saj dhe gjeografinë, për historinë e Shqipërisë dhe atë botërore. Gjithashtu do të jepen njohuri plotësuese për ato fusha që ndihmojnë dhe japin mundësi zhvillimi të mëtejshme në drejtime të tjera studimi ngushtësisht të lidhura me historinë dhe gjeografinë.
Studenti do të jetë i gatshëm për të ndjekur programet e studimit për mësues të ardhshëm të historisë dhe gjeografisë për shkollat parauniversitare dhe programet e studimit që lidhen me veprimtarinë e mëtejshme në kërkimin shkencor (ciklet e dyta të studimit), në fusha të historisë, gjeografisë, trashëgimisë kulturore etj.
Gjithashtu programi do të shërbejë për të ndihmuar studentët që njohuritë e tyre t’i zbatojnë në disiplina të ndryshme, si gjeomjedis, mbrojtje territori nga rreziqet gjeomorfologjike e ekologjike, planifikim urban, planifikim demografik, turizëm etj. Gjithashtu studenti mund t’i zbatojë njohuritë e tij në disiplina të tjera si punonjës i agjencive turistike, punonjës i muzeve etj.
Bachelor në histori dhe gjuhë gjermane
Programi synon të përgatisë specialistë të historisë dhe gjuhës gjermane, me njohuritë bazë të domosdoshme dhe integruese për ciklet e tjera të studimit. Ai duhet të ketë një kulturë bazë të njohurive historike dhe të gjuhës gjermane, dhe një kulturë të përgjithshme në lëndët e tjera në shërbim të tyre.
Studenti do të jetë i gatshëm për të ndjekur pa provime plotësuese programet e studimit në master të nivelit të parë (MNP) mësues në histori dhe gjermanisht dhe me disa provime plotësuese programet e studimit në master të nivelit të dytë (MND), në trashëgiminë kulturore, histori e gjermanisht.
Gjithashtu programi do të shërbejë për të ndihmuar studentët që njohuritë e tyre t’i zbatojnë në disiplina të ndryshme, si arkeologji, muzeumologji, turizëm kulturor etj. Përveç kësaj studenti mund t’i zbatojë njohuritë e tij në disiplina të tjera si punonjës i agjencive turistike, punonjës i muzeve etj.
Bachelor në gjeografi dhe gjuhë italiane
Programi synon t’u japë studentëve njohuritë bazë për të formuar specialistë të së nesërmes në gjeografi dhe gjuhë italiane. Gjithashtu programi i studimit përmban dhe njohuri për shkencën e gjuhësisë, të gjeografisë, për historinë e letërsisë italiane, koncepte që lidhen me studimin e letërsisë dhe të kulturës, veçanërisht asaj italiane. Gjithashtu do të jepen njohuri plotësuese për ato fusha që ndihmojnë dhe japin mundësi zhvillimi të mëtejshme, në drejtime të tjera studimi ngushtësisht të lidhura me natyrën e gjeografisë, gjuhës dhe letërsisë italiane.
Qëllimi i programit të studimit është të krijojë, të zhvillojë, të mbrojë e të përcjellë dijet më bashkëkohore dhe themelore për kulturën e gjuhën italiane dhe gjeografinë.
Studenti do të jetë i gatshëm për të ndjekur pa provime plotësuese programet e studimit në master të nivelit të parë (MNP) mësues në gjeografi dhe italisht dhe me disa provime plotësuese programet e studimit në master të nivelit të dytë (MND), në trashëgiminë kulturore, gjeografi, italisht etj.
Gjithashtu programi do të shërbejë për të ndihmuar studentët që njohuritë e tyre t’i zbatojnë në disiplina të ndryshme, si gjeomjedis, mbrojtje territori nga rreziqet gjeomorfologjike e ekologjike, planifikim urban, planifikim demografik, turizëm etj. Gjithashtu studenti mund t’i zbatojë njohuritë e tij në disiplina të tjera si punonjës i agjencive turistike, punonjës i muzeve etj.
Master i shkencave në trashëgimi kulturore
Programi synon të përgatisë specialistë të nivelit të lartë dhe të qëndrueshëm në fushën e trashëgimisë kulturore, i cili mund të zbatojë njohuritë e tij si specialist në strukturat që merren me ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, si kërkues në terren në fushë të folklorit, etnografisë, trashëgimisë natyrore e kulturore, punonjës në të gjitha profesionet që lidhen me njohjen, ruajtjen, promovimin e trashëgimisë kulturore.
Programi i studimit mundëson ndjekjen e studimeve të mëtejshme në ciklin e tretë të studimeve në fushën e trashëgimisë kulturore, njohjen dhe studimin e saj të mëtejshëm.

Master i shkencave në studime historike
Programi synon të përgatisë specialistë të nivelit të lartë në histori, të cilët të kenë njohuri të thella në fushën e historisë së vendit, rajonit e më gjerë, si dhe treguesve të tjerë të historisë, në funksion të kërkesave të tregut të punës, për specialistë të kësaj fushe.
Programi ka një raport të drejtë ndërmjet disiplinave teorike, nga fushat e historisë, të cilat sigurojnë një formim të plotë të specialistit të historisë në tërësi. Formimi teorik shoqërohet me aftësimin e tyre praktik, në mënyrë të tillë që specialistët e përgatitur nga programi i këtij niveli studimi (MSH) të jenë të aftë të përshtaten shpejt në fushat më të rëndësishme të përfshirjes së tyre në grupe kërkimore, në institucione kërkimore-shkencorë, si dhe në subjekte të tjera publike e jopublike që kanë nevojë për specialistë të kësaj fushe.
Mundësitë për punësim janë të kushtëzuara, së pari, nga cilësia e lartë e studentëve që do të regjistrohen në këto programe, së dyti nga cilësia e lartë që siguron në përgatitjen e këtyre studentëve programi i këtij niveli (MSH) dhe, së treti, nga nevojat që ka tregu i punës për specialistë të historisë. Të diplomuarit, të cilët kanë një nivel të lartë përvetësimi njohurish, mund të kalojnë në nivelin e tretë të studimit, doktoratë në studimet albanologjike, drejtimi histori. Gjithashtu këta të diplomuar mund të thithen si specialistë në institucione kërkimore-shkencore, në shoqëri turistike, në muze, arkiva si dhe në çdo institucion tjetër që lidhet me vlerat e trashëgimisë historike.

Master i shkencave në studime gjeografike
Programi synon të përgatisë specialistë të nivelit të lartë të gjeografisë, të cilët të kenë njohuri të thella në fushat e gjeografisë fizike, gjeografisë rajonale të Shqipërisë e botës, të gjeografisë humane, si dhe të specialiteteve të tjera të profilit gjeografik, në funksion të kërkesave të tregut të punës, për specialistë të gjeografisë. Në tregun e sotëm të punësimit vërehet një hapësirë e mjaftueshme për të përgatitur specialistë të gjeografisë, specialist të fushave të tilla si: analistë të sistemit urban e territorial, evidentues, vlerësues dhe prezantues të problemeve demografike, si lëvizjet demografike dhe efektet e tyre në ekonomi, prezantues të problemeve të ambientit (ambientalistë, ekologjisë, planifikues urbanë etj). Disa prej tyre janë punësuar në zyra të ndryshme të organizmave qeveritare dhe joqeveritare, të cilët studiojnë problemet e gjeoambientit, por dhe merren me statistika gjeografike në fushat urbane, demografike, turistike, ekologjike etj. Gjithashtu rëndësia e padiskutueshme e njohjes dhe e mbrojtjes së vlerave të ambientit gjeografik, e njohjes dhe e zhvillimit të vlerave turistike, urbane, mjedisit etj. kërkojnë domosdoshmërisht specialistë të fushave të sipërpërmendura, në të gjitha format që ato shfaqen, duke i njohur, mbrojtur dhe zhvilluar shkencërisht.
Tipari themelor i këtij programi studimi të ofruar nga departamenti i histori-gjeografisë është karakteri ndërdisiplinor i hartimit dhe përmbushjes së tij. Lëndët që përfshihen në të kanë një hapësirë, e cila varion nga shkencat e disiplinave të përgjithshme gjeografike, në disiplinat të veçanta gjeografike, aplikative, statistiko- matematikore, hartografike, ambientaliste etj.
Mundësitë për punësim janë të kushtëzuara, së pari, nga cilësia e lartë e studentëve që do të regjistrohen në këto programe, së dyti nga cilësia e lartë që siguron në përgatitjen e këtyre studentëve programi i këtij niveli (MSH) dhe, së treti, nga nevojat që ka tregu i punës për specialistë të gjeografisë. Të diplomuarit me rezultate shumë të mira u jepet mundësia e ndjekjes së nivelit të tretë të studimeve, doktoratë në gjeografi. Këta të diplomuar mund të thithen si specialistë në institucione kërkimore-shkencore, në shoqëri turistike, në institucione publike rajonale, në bashki, komuna, prefekturë, këshill qarku etj, si dhe në çdo institucion tjetër që lidhet me vlerat e trashëgimisë natyrore.

 

“Doktoratë në albanologji”, profili histori
Programi i studimit “Doktor” në fushën e shkencave albanologjike synon të jetë një kurs studimi elitar. Në përputhje me këtë synim pranohen kandidatë që kanë arritur rezultate të larta në studimet universitare në të gjitha nivelet në degët e shkencave humane, si: histori-gjeografi, histori, gjeografi, gjuhë e letërsi, gjuhë të huaja dhe që kanë tregues premtues për studime të nivelit të tretë më të lartë, studimeve për doktoratë.
Fokusi i studimeve të ciklit të tretë është kërkimi shkencor, i cili ofrohet në atë masë sa kërkohet edhe në praktikë. Grada shkencore “doktor” synon të përgatisë pedagogun që të funksionojë në mënyrë të pavarur si kërkues shkencor, si drejtues i kërkimit shkencor.
Misioni i studimeve të doktoratës në fushën e shkencave albanologjike synon:

  1. Të përgatisë specialistë të shkencave albanologjike të përgatitur me standardet më të larta teorike e praktike të mundshme për Shqipërinë.
  2. Të mbështesë kultivimin e vlerave të të mësuarit evropian në Shqipëri.
  3. Të ndihmojë shoqërinë shqiptare në procesin e integrimit evropian.

Në profilin histori kërkimet përfshijnë:
- Elementet përbërës të fushës së historisë së shqiptarëve;
- Problematika të aspekteve të ndryshme të ngjarjeve e dukurive më thelbësore të historisë lokale e kombëtare, si edhe evidentim i kontributeve të personaliteteve të shquara historike;
- Problemet e evidentimit dhe vënies në efiçiencë të vlerave të trashëgimisë historike;
- Nëpërmjet tezave të doktoratës synohen zbatime konkrete, dimensionet sociale dhe vlerat aplikative të studimeve në fushë të historisë kombëtare e lokale;
- Zbatime të reja për përmirësimin e cilësisë së shërbimit të shoqërive turistike, për përfshirjen në programe e guida të vlerave të trashëgimisë historike në Shqipëri.

 

Bachelor në anglisht
Programi synon t’u japë studentëve njohuritë bazë për gjuhën angleze dhe kulturën angleze dhe amerikane, si dhe njohuri për shkencën e gjuhësisë, për historinë e letërsisë, koncepte që lidhen me studimin e letërsisë dhe të kulturës, veçanërisht asaj angleze dhe amerikane. Gjithashtu do të jepen njohuri plotësuese për ato fusha që ndihmojnë dhe japin mundësi zhvillimi të mëtejshme, në drejtime të tjera studimi ngushtësisht të lidhura me natyrën e gjuhës dhe letërsisë angleze dhe amerikane.
Qëllimi i programit të studimit është të krijojë, të zhvillojë, të mbrojë e të përcjellë dijet më bashkëkohore dhe themelore për kulturën e gjuhën angleze.
Studenti do të jetë i gatshëm për të ndjekur programet e studimit për mësues të ardhshëm të gjuhës angleze për shkollat parauniversitare dhe programet e studimit që lidhen me veprimtarinë e mëtejshme në kërkimin shkencor (ciklet e dyta të studimit), në fusha të përkthimit, gjuhësisë, letërsisë, marrëdhënieve me publikun, trashëgimisë kulturore etj.
Bachelor në gjermanisht
Programi synon t’u japë studentëve njohuritë bazë për gjuhën dhe kulturën gjermane, si dhe njohuri për shkencën e gjuhësisë, për historinë e letërsisë, koncepte që lidhen me studimin e letërsisë dhe të kulturës, veçanërisht asaj gjermane. Gjithashtu do të jepen njohuri plotësuese për ato fusha që ndihmojnë dhe japin mundësi zhvillimi të mëtejshme, në drejtime të tjera studimi ngushtësisht të lidhura me natyrën e gjuhës dhe letërsisë gjermane.
Qëllimi i programit të studimit është të krijojë, të zhvillojë, të mbrojë e të përcjellë dijet më bashkëkohore dhe themelore për kulturën e gjuhën gjermane.
Studenti do të jetë i gatshëm për të ndjekur programet e studimit për mësues të ardhshëm të gjuhës gjermane për shkollat parauniversitare dhe programet e studimit që lidhen me veprimtarinë e mëtejshme në kërkimin shkencor (ciklet e dyta të studimit), në fusha të përkthimit, gjuhësisë, letërsisë, marrëdhënieve me publikun, trashëgimisë kulturore etj.
Bachelor në italisht
Programi synon t’u japë studentëve njohuritë bazë për gjuhën dhe kulturën italiane, si dhe njohuri për shkencën e gjuhësisë, për historinë e letërsisë, koncepte që lidhen me studimin e letërsisë dhe të kulturës, veçanërisht asaj italiane. Gjithashtu do të jepen njohuri plotësuese për ato fusha që ndihmojnë dhe japin mundësi zhvillimi të mëtejshme, në drejtime të tjera studimi ngushtësisht të lidhura me natyrën e gjuhës dhe letërsisë italiane.
Qëllimi i programit të studimit është të krijojë, të zhvillojë, të mbrojë e të përcjellë dijet më bashkëkohore dhe themelore për kulturën e gjuhën italiane.
Studenti do të jetë i gatshëm për të ndjekur programet e studimit për mësues të ardhshëm të gjuhës italiane për shkollat parauniversitare dhe programet e studimit që lidhen me veprimtarinë e mëtejshme në kërkimin shkencor (ciklet e dyta të studimit), në fusha të përkthimit, gjuhësisë, letërsisë, marrëdhënieve me publikun, trashëgimisë kulturore etj.
Bachelor në gjuhën frënge
Programi synon t’u japë studentëve njohuritë bazë për gjuhën dhe kulturën frënge, si dhe njohuri për shkencën e gjuhësisë, për historinë e letërsisë, koncepte që lidhen me studimin e letërsisë dhe të kulturës, veçanërisht asaj frënge. Gjithashtu do të jepen njohuri plotësuese për ato fusha që ndihmojnë dhe japin mundësi zhvillimi të mëtejshme, në drejtime të tjera studimi ngushtësisht të lidhura me natyrën e gjuhës dhe letërsisë frënge.
Qëllimi i programit të studimit është të krijojë, të zhvillojë, të mbrojë e të përcjellë dijet më bashkëkohore dhe themelore për kulturën e gjuhën frënge.
Studenti do të jetë i gatshëm për të ndjekur programet e studimit për mësues të ardhshëm të gjuhës frënge për shkollat parauniversitare dhe programet e studimit që lidhen me veprimtarinë e mëtejshme në kërkimin shkencor (ciklet e dyta të studimit), në fusha të përkthimit, gjuhësisë, letërsisë, marrëdhënieve me publikun, trashëgimisë kulturore etj.