Hapet thirrja per aplikim per bursa me Universitetin Katolik John Paul II ne Lublin,Poloni

Ju njoftojme se eshte hapur thirrja per aplikim per bursa studimi ne kuader te projektit International Credit Mobility (Erasmus+) te fituar nga Universiteti i Elbasanit me universitetin  John Paul II, Catholic University ne Lublin, Poloni. Ne kete projekt UE arriti te fitonte 2 bursa studimi per nivelin Bachelor (Undergraduate) ose Master, per nje periudhe prej 5 muajsh te shtrira gjate afatit kohor, Shkurt 2018 - Qershor 2018. Bursat ofrohen ne keto fusha studimi: Biologjia ose Teknologjia e Informacionit. 

Studentet qe do te shpallen fitues do te perfitojne nga 750 Euro ne muaj dhe nje shume te vetme prej 275 Eurosh per shpenzime udhetimi. Afati i fundit per aplikim eshte 12 Tetor 2017!

Dokumentat duhet te dorezohen prane Drejtorise se Marredhenieve me Jashte ne Rektoratin e Universitetit te Elbasanit.

Dokumentat e nevojshme per aplikim:

1.     Liste notash.

2.Fotokopje e pasaportes.

3.Vertetim qe jeni student i UE-se.

4.Vertetim qe keni mbrojtur gjuhen angleze.

5.CV

6.Leter motivimi

Ju urojme suksese ne aplikim!

Gjithashtu  ne kuader te ketij bashkepunimi edhe pjestare te stafit akademik te UE, ne fushen e biologjise dhe teknonologjise se informacionit, ftohen te aplikojne per mesimdhenie ne Universitetin John Paul II ne Lublin te Polonise. Per me shume informacion drejtohuni tek Zyra e Marredhenieve me Jashte.

Thirrje e re për aplikime për bursa në Universitetin e IASIT Rumani, në kuadër të programit Erasmus+

Pjestarë të stafit akademik dhe administrativ, si dhe studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, kanë mundësi të aplikojnë për bursa pranë Universitetit të IASIT në Rumani, në kuadër të programit Erasmus+. Afati i fundit i aplikimit është data 15 tetor. 

Më poshtë do të gjeni linkun e Universitetit të IASIT, ku mund të gjeni fushat ku mund të aplikoni dhe procedurat e aplikimit. 

https://erasmusplus.uaic.ro/scholarships-on-offer

Edhe pedagogët e shkencave sociale të Universitetit të Elbasanit, bëhen pjesë e shkëmbimit të eksperiencave në kuadër të projekteve Erasmus+

Në kuadër të projekteve Erasmus+, Dr.Valbona Muça pedagoge pranë Departamentit të Shkencave Sociale, në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Elbasanit, ka zhvilluar një cikël leksionesh me studentë të Universitetit Jug - Perëndimor “Neofit Rilski”, Bllagoevgrad, Bullgari. Cikli i leksioneve është zhvilluar me studentët e vitit të parë, dega Sociologji, në lëndën “Sociologji e Përgjithëshme” dhe me studentët e vitit të tretë, dega Sociologji, në lëndën “Sociologji Kulture dhe Komunikimi”. 

Hapet thirrja per aplikim per bursa me Universitetin e Dabrowa Gornicza ne Poloni!

Ju njoftojme se eshte hapur thirrja per aplikim per bursa studimi ne kuader te projektit International Credit Mobility (Erasmus+) te fituar nga Universiteti i Elbasanit me Universitetin e Dabrowa Gornicza ne Poloni.

Ne kete projekt Universiteti i Elbasanit fitoi 2 bursa Bachelor (Undergraduate),per nje periudhe prej 5 muajsh, nga Tetor 2017 - Janar 2018.

Bursat ofrohen ne kete fushe studimi: Computer Sciences.

Studentet qe do te shpallen fitues do te perfitojne nga 473 Euro ne muaj dhe nje shume te vetme prej 275 Eurosh per shpenzime udhetimi.

Afati i fundit per aplikim eshte 12 Shtator 2017!

Dokumentat duhet te dorezohen prane Drejtorise se Marredhenieve me Jashte ne Rektorat (kati i katert).

Dokumentat e nevojshme per aplikim:

1.    Vertetim qe jeni student i Universiteti i Elbasanit.

2.    Fotokopje e pasaportes.

3.    CV.

4.    Leter motivimi.

5.    Liste notash.

6.    Referenca.

7.    Vertetim te gjuhes angleze (nese keni).

Suksese!

Projektet e bashkepunimit sjellin ne UE pedagogen nga Sllovakia

Daniela Brevenikova pedagoge e Universitetit Ekonomik të Bratislavës në Sllovaki, pranë departamentit të gjuhëve të huaja, në kuadër të projekteve Erasmus+, ka qenë e pranishme për 11 ditë në Universitetin e Elbasanit, pranë Departamentit të Gjuhëve Angleze dhe Gjermane. Gjatë prezencës së saj në Universitetin e Elbasanit, Prof.asc.dr. Brevenikova është takuar me autoritetet drejtuese të Universitetit të Elbasanit, ku ajo është pritur në një takim të veçantë edhe nga Rektori Prof.dr. Skender Topi. Ndërkohë takime të veçanta janë zhvilluar edhe me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane Prof.asc.dr. Albert Riska dhe Dekanen e Fakultetit Ekonomik Prof.asc.dr. Imelda Sejdini. Gjatë periudhës së qëndrimit Prof.asc.dr. Daniela Brevenikova , ka zhvilluar edhe dy seanca trajnimesh me pedagogë të Departamentit të Gjuhëve Angleze dhe Gjermane, të cilët janë lektorë të gjuhës së huaj angleze, kryesisht në Fakultetin Ekonomik. Ndërkohë ajo ka qenë e pranishme edhe në disa prej orëve të leksionit, të zhvilluara nga pedagogë të Universitetit të Elbasanit.