Elbasan
Universiteti Aleksander Xhuvani
UNIEL per te gjithe
Objektivat madhore për përmirësimin e sistemit të të mësuarit në UNIEL janë:

- Cilësia
- Efektshmëria
- Barazia e mundësive
- Masiviteti (dmth arsim i lartë për këdo që kërkon të shkollohet)
- Përshtatshmëria ndaj kërkesave për ndryshim nga brenda sistemit tonë
të lartë arsimor dhe sistemit të lartë arsimor jashtë vendit


Synimi strategjik i përmirësimit është ngritja e një sistemi të mësuari universitar që të jetë i fokusuar në rezultatet e të nxënit. Kjo do të arrihet shkallë shkallë, sepse në fund të fundit studentët tanë janë në një masë të caktuar produkt i një cilësie të arsimit parauniversitar, pra, kjo do të thotë thotë që të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar të jenë fokusuar nga cilësia e të nxënit. Përmirësimi radikal i sistemit të të mësuarit universitar duhet të arrijë zhvendosjen nga një sistem i orientuar kryesisht nga inputet në një sistem të orientuar drejt outputet, madje më tej, tek outcomes.

Realizimi i synimit strategjik arrihet në ato raste kur shqyrtohen posaçërisht tri çështje themelore:
- Ngritja e një sistemi të plotë të kontrollit të cilësisë
- Shpërndarja e përgjegjësive në çdo nivel institucioni universitar dhe pedagogu për çdo vit shkollimi.
- Ngritja e mekanizmave të përgjegjshmërisë

Realizimi dhe kontrolli i cilësisë
Infrastruktura e kontrollit të cilësisë përbëhet nga tri hallka të pazëvendësueshme dhe që pasojnë logjikisht njera-tjetrën. Ato janë:
- Sistemi i plotë i standardeve
- Sistemi i monitorimit dhe i vlerësimit
- Grumbullimi i të dhënave dhe shpërndarja e statistikave.

Informacioni statistikor.
Sistemi i monitorimit dhe i vlerësimit nuk do të jetë efektiv pa hallkën pasuese: shpërndarjen e informacionit statistikor në dispozicion të sa më shumë njerëzve, dmth siguruesve, konsumuesve dhe përdoruesve të shërbimeve në arsim, e cila do të thotë jo vetëm politikanëve dhe vendim-marrësve, por edhe shkollave, komunitetit lokal nga vijnë studentët, si dhe opinionit profesional e publik në përgjithësi.

Shpërndarja e përgjegjësive dhe sistemi i përgjegjshmërisë
Ngritja e mekanizmave të kontrollit të cilësisë është kusht i domosdoshëm i sigurimit të cilësisë, por nuk është i mjaftueshëm. Rishpërndarja e përgjegjësive sipas niveleve dhe saktësimi i tyre sipas niveleve, në mënyrë që secili nivel të ketë hapsirë vendim-marrëse në përgjithësi e në veçanti për cilësinë e outputit, përbën një ndër elementët themelore të përmirësimit të të mësuarit në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Universiteti Aleksander Xhuvani - Elbasan