Fakulteti i Shkencave të Natyrës - Elbasan

Dekani: Peçi Naqellari - Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës prej vitit 2008. Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Aktualisht është personel akademik, biolog, pranë Departamentit të Biologjisë dhe kimisë.

Read more: Fakulteti i Shkencave të Natyrës - Elbasan

FAKULTETI SHKENCAVE TE NATYRES

I. Përshëndetje! Jeni të mirëpritur në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan. Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN) si pjesë përbërëse e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit është formuar në vitin 1992. Degët Matematikë - Fizikë dhe Biologji - Kimi janë hapur në vitet 1969-1970, me sisteme të ndryshme studimi (me dhe pa shkëputje nga puna; sistem 3-vjeçar studimi dhe më vonë pas viteve 1980 u hap sistem 4-vjeçar etj.) 

Këshilli i Akreditimit, mbështetur në Raportin e Vetëvlerësimit dhe Vlerësimit të Jashtëm, në vitin 2006, në rekomandimin e vet jep Akreditimin Institucional të Fakultetit të Shkencave të Natyrës.Sipas Vendimit Nr. 821, datë 05. 12. 2007 “Për krijimin e disa njësive kryesore, Fakulteteve, të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan; Fakultetit të Shkencave të Natyrës i bashkohet ish-Shkolla e Lartë e Infermierisë (e hapur në vitin 2001) dhe ka në përbërje katër departamente: Departamentin e Matematikës, Biologjisë dhe kimisë, Fizikës, Infermierisë.Personeli akademik i Fakultetit ka një staf të kualifikuar me grada dhe tituj (rreth 60%), ku përmendim 3 profesorë, 6 profesorë të asociuar, 12 doktorë shkencash dhe pjesa tjetër janë master ose në vijim kualifikimi.Ky Fakultet ofron programe studimi të ciklit të parë për Diploma të Nivelit të Parë (DNP) në: Biologji-Kimi, në Matematikë-Fizikë me drejtim matematikë, fizikë dhe informatikë, në Infermieri të përgjithshme dhe Infermieri-Mami. Për degët e mësuesisë në struktura ndërfakultetore, ofrohen programet e studimit Master i Nivelit të Parë (MNP) në Matematikë-Fizikë, Matematikë-Informatikë dhe Biologji-Kimi.Janë miratuar programe studimi të ciklit të dytë për Diploma të Nivelit të Dytë (DND) “Mbrojtje Mjedisi” dhe Matematikë e Zbatuar”.Janë bërë aplikime për programe të tjera studimi të cikleve të ndryshme në Matematikë, Biologji, Informatikë, Infermieri, Fizikë etj.Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës vijojnë studimet me kohë të plotë dhe më kohë të pjesshme rreth 1500 studentë për DNP dhe rreth 130 për MNP.Fakulteti ka mjediset e duhura dhe të nevojshme për veprimtarinë mësimore dhe kërkimore, ka disa salla leksionesh dhe seminaresh, 3-4 laboratore  për çdo program studimi dhe teknologji bashkëkohore të mesimdhënies, mjedise pune për personelin akademik dhe personelin ndihmës mësimor etj.Fakulteti ynë është i përfshirë në kryerjen e reformave të Arsimit të Lartë në vendin tonë dhe punon vazhdimisht për sfidat e reja në rrugën e integrimit të mëtejshëm.

 Dekani: Prof. as. dr. Peçi Naqellari

Read more: FAKULTETI SHKENCAVE TE NATYRES