FAKULTETI I SHKENCAVETЁ EDUKIMIT OBJEKTI, QЁLLIMET DHE FUNKSIONET

Fakulteti i Shkencave tё Edukimit (nё vijim FSHE) në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” funksion me kёtё emёr pas Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 821, datë 05.12.2007 pёr “Krijimin e Fakultetit tё Shkencave tё Edukimit nga bashkimi i ish Fakultetit tё Shkencave Sociale me Fakultetin e Mёsuesisё”, qё është përvijim i zbatimit të Reformës Arsimore Universitare të drejtuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences dhe ka sigurinë e ecjes normale sepse është ideuar dhe mbështetur në parimet e Deklaratës së Bolonjës dhe të një profesorati me përvojë në Universitetin e Elbasanit (nё vijim UE).

 

 Objekti i studimit në Fakultetin e Shkencave tё Edukimit, qëllimet e të mësuarit në këtë fakultet dhe objektivat për realizimin e njohurive, vlerave e aftësive sigurojnë realizimin e stndardeve evropiane për funksionimin e këtij fakulteti. Duke u mbështetur në synimin e sotëm botëror të të mësuarit të lëndëve tё edukimit, si dhe në qëllimet dhe detyrat e sistemit tonë arsimor, në të gjitha nivelet e tij, përcaktojmë se:  objekti kryesor i studimit të lëndëve në Fakultetin e Shkencave tё Edukimit është njeriu dhe shoqëria njerëzore në kohë dhe në hapsirë, në të kaluarën dhe në të sotmen, duke i parë ato në të gjitha dimensionet e ndryshme të tyre, ato historike, gjeografike, psikologjike, etike, kulturore, ekonomike, social-politike e fetare si dhe në përpjekjet e vazhdueshme të tyre për gjetjen e përgjigjeve të drejta. Nëpërmjet këtij objekti studimi  për studentët e Fakultetit të Shkencave tё Edukimit synohet të arrihet formimi i vlerave demokratike dhe zhvillimi i aftësive për rritjen e personalitetit kritik të studentëve dhe, në të njejtën kohë, të edukohet përgjegjësia e të vepruarit të tyre.

Duke u mbështetur në objektin e përbashkët të studimit të lëndëve tё edukimit, që sigurojnë të mësuarin  në këtë fakultet, përcaktojmë kuptimin për qëllimet, njohuritë, vlerat e aftësitë . Në mënyrë të përmbledhur nënvizojmë se:
· Qëllimet burojnë nga natyra e rolit që luajnë  qytetarët në një shoqëri demokratike, e cila është e lidhur ngushtë me kombet e popujt e tjerë.
· Përmbajtja nxirret kryesisht nga shkencat shoqërore: historia, gjeografia, etika, kultura, ekonomia, nga shkencat social-politike dhe në disa aspekte edhe nga shkencat humanitare dhe natyrore.
· Vlerat synojnë të arihet një të mësuar që do të jetë në gjëndje të pasqyrojë në vetdijen e nxënësve eksperiencën personale, sociale e kulturore, në varësi edhe nga niveli i zhvillimit të tyre.
· Aftësitë do të lehtësojë, që ajo që mësohet në shkollë të përdoret nga studentët në jetën e përditshme

Realizimi i objektit të studimit është i lidhur me parashikimin se çfarë duhet të dinë dhe sa janë të aftë të bëjnë  studentët në Fakultetin e Shkencave tё Edukimit. Çdo aspekt i parashikuar në këtë vetvlerësim synon të ndihmojë studentët për të arritur qëllimet e të mësuarit ose për t`i ndihmuar ata për të arritur qëllimet e mëposhtëme. Duke u mbështetur në postulatin se “Të gjithë studentët janë të aftë të mësojnë” rezultatet që duhen arritur karakterizojnë të nxënët e këtyre qëllimeve nga studentët:
1. Studentët kanë mundësi të përdorin komunikimin bazë dhe aftësitë për qëllime dhe situata që ata do të ndeshin gjatë jetës së tyre. 
2. Studentët do të zhvillojnë aftësitë e tyre për të realizuar konceptet dhe parimet themelore nga shkencat, artet, shkencat shoqërore e humanitare, studimet nga jeta e përditshme dhe studimet profesionale për gjithçka që do të ndeshin gjatë jetës së tyre.
3. Studentët zhvillojnë aftësitë e tyre për t`u bërë individë me besim në vetvete.
4. Studentët zhvillojnë aftësitë e tyre për t`u bërë pjestarë përgjegjës të familjes, të grupit të punës ose të komunitetit duke punuar efektivisht në komunitet.
5. Studentët do të zhvillojnë aftësitë e tyre për të menduar e zgjidhur në shkollë dhe në situata të ndryshme që ato do të ndeshin në jetë.
6. Studentët zhvillojnë aftësitë e tyre për të lidhur dhe integruar përvojën dhe njohuritë e reja nga të gjitha fushat me ato që kanë mësuar më parë dhe kanë ndërtuar eksperiencën e të mësuarit në të kaluarën, për të fituar informacion të ri me anë të burimeve të ndryshme të komunikimit.

Për sigurimin e cilësisë sipas standardeve evropiane dhe të kërkuara nga Deklarata e Bolonjës po punohet për ngritjen e një të mësuari universitar që të jetë i fokusuar në rezultatet e të nxënit, dmth të zhvendosjes së një sistemi të mësuari i orientuar kryesisht kah inputeve në një sistem të orientuar drejt outputeve, madje më tej, tek outcomes. Realizimi i këtij synimi do të nxisë realizimin e ngritjes së një sistemi të plotë të kontrollit të cilësisë, shpërndarjes së përgjegjësive dhe ngritjes së mekanizmave të përgjegjshmërisë, siç veprohet në të gjitha universitetet evropiano-perendimore.