Dekan i Fakultetit të Shkencave tё Edukimit në Universitetin "A. Xhuvani"-Elbasan. Prof. Dr. Vilson KURI

Mbaruar në vitin 1971 studimet universitare në Tiranës në degën Histori - Gjeografi. Më pas mësues, drejtor shkolle, drejtor i Arsimit, punonjës kërkimor-shkencor në Institutin e Studimeve Pedagogjike - Tiranë, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar – Tiranë, pedagog në arsimin universitar dhe pasuniversitar në Universitetet e Tiranës dhe të Elbasanit, duke qënë njëherësh anëtar i Këshillave Shkencore në Institutin e Studimeve Pedagogjike, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Arkivin Qëndror të Shtetit etj.

 

Ka kaluar sistemin e kualifikimit pasuniversitar duke marrë gradën dhe titujt shkencorë: Doktor Shkencash, Profesor i Asociuar dhe Profesor.  Ka në veprimtarinë shkencore 15 monografi e tekste universitare, bashkëautor i 17 teksteve të historisë në arsimin parauniversitar, bashkëautor i 4 vëllimeve të programeve të arsimit parauniversitar e universitar të lëndëve të historisë dhe shkencave sociale, me mbi 30 artikuj shkencor në revista shkencore brenda e jashtë vendit, udhëheqës i 10 projekteve kombëtare e rajonale dhe pjesmarrës në të gjitha veprimtaritë shkencore të profilit që mbulon. Ka drejtuar disertacione për kërkimin e gradës shkencore “Doktor” dhe anëtar i komisioneve të vlerësimit të kandidatëve për “Doktor”. Dekoruar me titullim “Mësues i Merituar” dhe Urdhërin  “Naim Frashëri”  Klasi III.Ka ndjekur në vite të ndryshme studime e projekte jashtë shtetit në interes të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës në R.F. Gjermane (Braunshvajg dhe Bonn), në SHBA (Master College në Los Angelos, CA). Në mënyrë të veçantë me Ministrinë e Arsimit të Kosovës.Gjatë viteve në Universitetin e Elbasanit ka punuar dhe drejtuar punën për konceptimin dhe zhvillimin e Fakultetit tё Shkencave Sociale sipas modeleve europiane dhe procesit të Bolonjës. Pas Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 821, datë 05.12.2007 pёr krijimin e Fakultetit tё Shkencave tё Edukimit nga bashkimi i ish fakultetit tё Shkencave Sociale me Fakultetin e Mёsuesisё, drejtin Fakultetin e Shkencave tё Edukimit.