Njoftime
mbyll faqen
28-29 Prill 2006. Konkursi Kombetar i SIFE - Students In Free Enterprise. Ekipi yne prezantues perbehej nga Sokol Qoli, Eriona Dauti, Enea Kapurani, Irsida Rusi dhe Grisilda Gjozi, te shoqeruar nga Koordinatorja e SIFE per Elbasanin dhe Ilir Bejtja Team Advisor i SIFE. Ekipi yne prezantoi kater projekte me temat e meposhteme:
i. Participatory Budgeting in the Municipality of Elbasan
ii. Introducing in the market new products of insurance
iii. The promotion of the local holiday “Dita e Veres”
iv. The promotion of the tourist area of Gjinar
Prezantimet e tyre jane ne dosjen “Materialet e Projekteve SIFE Elbasan”.
Ne kete konkurim ekipi yne u rendit i treti dhe fitoi cmimin “SIFE Spirit Award”. Ky eshte nje hap me shume ne kete experience te bukur, kur kemi vetem tre vjet qe jemi anetare te SIFE Albania dhe ky eshte konkurimi yne i dyte. Se shpejti do t'ju prezantojme edhe mjaft foto nga ky konkurs kombetar dhe shpresojme qe pjesmarrja e studenteve me ide dhe iniciativa per vitin qe vjen, do te na ndihmoje te renditemi me lart, pse jo dhe te zeme vendin e pare ne konkursin e ardheshem. Jane te ftuar studentet SIFE dhe ata qe duan te aderojne ne te, te kontaktojne me sekretarine e SIFE per t'u njohur me rregulloren e SIFE.
Nje pershendetje e vecante i takon te gjithe ekipit mbeshtetes qe mori pjese ne diten e konkursit.
Nje pershendetje dhe mirenjohje i takon sponsoreve te ekipit tone ne kete konkurs:
a. UE A. Xhuvani
b. Firmen B & B Group per mbeshtetjen me ksotume te ekipit prezantues per kete konkurim.

info te tjera