| Perspektivat e Studenteve |
Objektivat themelorë të këtyre kurseve të studimit janë stimulimi tek secili student i një tërësie qëndrimesh dhe kompetencash që karakterizojnë profilin profesional të mësuesit të parashkollarit dhe të ciklit fillor:
- Zotërimi i njohurive të përshtatshme
- Aftësimi për të dëgjuar, për të vëzhguar, për të kuptuar nxënësit gjatë zhvillimit të aktiviteteve formuese.
- Aftësimi për tu inkuadruar, me mentalitet të hapur ndaj kritikës dhe ndërveprimit kulturor.
- Zhvillimi dhe thellimi i njohurive dhe kompetencave te veta profesionale.
- Aftësimi për t'i bërë domethënëse, dhe të motivuara aktivitetet didaktike .
- Aftësimi për ti bërë nxënësit subjekte të zotërimit të njohurive dhe të eksperiencës në të cilën veprojnë.
- Aftësimi për të organizuar kohën, hapësirën, materialet, edhe teknikat multimediale.
- Aftësimi për të drejtuar komunikimin me nxënësit dhe ndërveprimin midis tyre.
- Aftësimi për të nxitur rinovimin e shkollës, edhe në bashkëpunim me shkolla të tjera dhe me sektorin e punës;
- Aftësimi për të verifikuar dhe për të vlerësuar aktivitetet e mësimdhënies dhe të nxënit si dhe aktivitetet e tjera të shkollës;
- Aftësimi për të përmbushur rolin e tij social në kuadër të autonomisë së shkollës, i ndërgjegjshëm për të drejtat dhe detyrat e mësuesit dhe të problemeve organizative relative, me vëmendje ndaj realitetit qytetar dhe kulturor (shqiptar dhe europian) në të cilin vepron.
|