Shkolla Normale e Elbasanit është themeluar më 1 dhjetor 1909. Po në këtë godinë në 1 shtator 1971 u iniciua hapja e ILP, ku përgatiteshin mësues të profileve të ndryshme të shkollës 8-vjecare dhe te mesme në sistemin 3 vjecar të studimeve.
Fakulteti i Mësuesisë për ciklin fillor është hapur si degë e re pranë Institutit të Lartë Pedagogjik A. Xhuvani në Shtator të vitit 1981 me kohëzgjatje studimi 3 vjet. Me krijimin e këtij Fakulteti realizohet përgatitja e Mësuesve të Kl. I-IV me arsim të lartë.
Ky institucion i Lartë i Arsimit është mbështetur në traditën e Normales, që historikisht ka përgatitur mësues dhe pedagogë që janë shpërndarë në të gjitha trevat shqipfolëse, institucion me vlera të mëdha historike, me një prestigj të madh në fushën akademike, kulturore e patriotike të Elbasanit.
Mbi bazën e ILP u themelua, me vendim nr. 167, datë 28 Maj 1991 të Këshillit të Ministrave, Universiteti I Elbasanit Aleksandër Xhuvani'.
Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 369 datë 10. 07. 1995 në Universitetin tonë hapet, krahas degëve të tjera Juridik e Administrim-biznes edhe dega për përgatitjen e mësuesve të arsimit parashkollor me afat 3 vjeçar që është në varësi të Fakultetit të Mësuesisë...
Per te ditur me shume :
Fakulteti Yne
|