Fakulteti dhe Struktura e tij
Kërkimi shkencor ka qenë një ndër prioritetet më të rëndësishme të stafit drejtues dhe akademik të fakultetit. Kërkimi shkencor nuk është konsideruar asnjëherë si qëllim në vetvete, por si aspekt i rëndësishëm në shërbim të rritjes së nivelit cilësor të punës në auditore, në shërbim dhe në funksion të mbarëvajtjes së punëve në komunitet tek ne e më gjerë.
Aktiviteti i gjerë shkencor i profesoratit tonë reflektohet në shumë drejtime: në studimet e thelluara, në botimet të teksteve dhe manualeve të ndryshëm, në pjesëmarrje aktive në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, me referate, kumtesa e postera, etj
- Nga pedagogët e Fakultetit të Ciklit të Ulët dhe Parashkollor në UE janë botuar gjithsej 57 tekste për studentet.
- Numri i librave të botuar nga ky staf është 48.
- Numri i artikujve të botuar në revista shkencore të vendit është 290.
- Numri i revistave të botuara në revista shkencora të huaja është 46.
- Numri i konferencave shkencore brenda vendit në të cilat kanë marrë pjesë pedagogë të fakultetit tonë është 201.
- Numri i konferencave shkencore brenda vendit në të cilat kanë referuar pedagogë të fakultetit tonë është 137.
- Numri i posterave është 319.
- Numri i konferencave shkencore jashtë vendit në të cilat kanë marrë pjesë pedagogë të fakultetit tonë është 83.
- Numri i konferencave shkencore jashtë vendit në të cilat kanë referuar pedagogë të fakultetit tonë është 45.
- Numri i posterave është 42.
Të detajuara sipas departamenteve këto shifra paraqiten në tabelën më poshtë.
Tabela përmbledhëse e veprimtarisë shkencore të stafit akademik të fakultetit për vitin 2005
|