Fakulteti Yne
Perspektiva e Studenteve
Kerkimi Shkencor
Planet Mesimore
Stafi
Organigrama
 
Home | Kontaktoni
 
 
 
 
 
Fakulteti Yne

Shkolla Normale e Elbasanit është themeluar më 1 dhjetor 1909. Po në këtë godinë në 1 shtator 1971 u iniciua hapja e ILP, ku përgatiteshin mësues të profileve të ndryshme të shkollës 8-vjecare dhe te mesme në sistemin 3 vjecar të studimeve.
Fakulteti i Mësuesisë për ciklin fillor është hapur si degë e re pranë Institutit të Lartë Pedagogjik “A. Xhuvani” në Shtator të vitit 1981 me kohëzgjatje studimi 3 vjet. Me krijimin e këtij Fakulteti realizohet përgatitja e Mësuesve të Kl. I-IV me arsim të lartë.
Ky institucion i Lartë i Arsimit është mbështetur në traditën e Normales, që historikisht ka përgatitur mësues dhe pedagogë që janë shpërndarë në të gjitha trevat shqipfolëse, institucion me vlera të mëdha historike, me një prestigj të madh në fushën akademike, kulturore e patriotike të Elbasanit.
Mbi bazën e ILP u themelua, me vendim nr. 167, datë 28 Maj 1991 të Këshillit të Ministrave, Universiteti I Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”'.
Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 369 datë 10. 07. 1995 në Universitetin tonë hapet, krahas degëve të tjera Juridik e Administrim-biznes edhe dega për përgatitjen e mësuesve të arsimit parashkollor me afat 3 vjeçar që është në varësi të Fakultetit të Mësuesisë.
Bazuar në Ligjin Nr. 7967 datë 20. O7 1995, me vendim nr. 176 datë 29. 09. 1998 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës bëhet shndërrimi i kursit të studimit të Ciklit të Ulët nga niveli jouniversitar në nivelin universitar në UE, duke u shtrirë studimet në 4 vjet.
Ligji i reformës universitare i konfirmonte edhe këto degë si pjesë integrale e universitetit.
Fillimisht kjo degë u hap me 32 studentë në sistemin me shkëputje nga puna, dhe nga viti në vit numri i studentëve ka ardhë gjithnjë në rritje. Deri në vitin akademik 1992-1993 janë diplomuar 918 studentë në sistemin me shkëputje nga puna dhe 456 studentë në sistemin pa shkëputje nga puna. Fatkeqësisht, dokumentacioni i Fakultetit u dëmtua rëndë nga trazirat që kaloi vendi ynë në vitin 1997, gjë që shkaktoi shumë probleme për rikuperimin dhe mbarëvajtjen e punëve.
Në vitin 2002-2003 vazhdojnë studimet gjithsej 1430 studentë. Nga viti akademik 1997-1998 deri në 2003-2004 janë diplomuar 517 studente në degën CU dhe 233 studentë në degën Edukatore.
Me udhëzimin nr 20 datë 29. 07. 2004 të Ministrit të Arsimit degët Cikli Parashkollor dhe Cikli i Ulët fillojnë sistemin trevjecar të studimeve, sipas kërkesave të Deklaratës së Bolonjës, duke filluar nga viti 2004-2005.
Në vitin akademik 2004-2005 fakulteti i mësuesisë rezulton me 1693 studentë nga të cilët 842 me shkëputje nga puna, 497 në sistemin e studimeve part-time dhe 354 me sistemin e korrespondencës. Numri i pedagogëve në strukturën organizative të fakultetit është 15 pedagogë definitivë dhe 20 pedagogë të jashtëm, të ndarë në dy departamente në varësi të tij : deparatamenti i CU dhe departamenti Parashkollor. Por, në fakultetin tone janë të angazhuar për të dhënë mësim edhe rreth 70 pedagogë të departamenteve të tjera të UE, sipas nevojave për realizimin e planeve mësimore të dy degëve.
Në fakultetin tonë që prej krijimit të tij, e veçanërisht dekadën e fundit, janë bërë ndryshime të ndjeshme në strukturë dhe në përmbajtje, jo vetëm në planin teoriko-shkencor, por edhe në atë profesional-praktik. Janë bërë disa botime tekstesh universitare, artikujsh shkencorë. Eshtë gjallëruar jeta shkencore duke organizuar konferenca dhe duke marrë pjesë aktivisht në konferenca ndërkombëtare.
Fakulteti ka qenë i përfshirë në disa projekte të përbashkëta JEP ne kuadër të Programit Tempus, me Danidën, AEDP- Soros, QSHDNJ, UNESKO, UNICEF, etj, në saje të të cilëve pedagogët kanë bërë vizita studimore në Universitete Perëndimore, janë kualifikuar në seminare e trajnime të shumta, madje kanë kontribuar në përsosjen e kurrikulave, në hartimin e programeve të reja universitare dhe pasuniversitare.
Janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi me Fakultete të Rajonit.

 
 5/23/06